Cikli i uebinareve MAMO: programi dhe abstraktet
Cikli i uebinareve Materializing-Modernity: Landscape, Architecture and Anthropology Intersections in 20th Century Rurality u organizua dhe u realizua nga data 12 prill 2021 deri më 6 maj 2021, nga Federica Pompejano (kërkuese MSCA-IF, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit - IAKSA, Akademia e Studimeve Albanologjike, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Mjedisit dhe Laboratorit i Etnomuzikologjisë dhe Antropologjisë Vizuale - LEAV) të Universitetit të Milanos (UNIMI),Milano, Itali, në kuadër të projektit “Materializimi i Modernitetit – Trashëgimia Rurale Socialiste dhe Post-socialiste në ShqipërinëBashkëkohore (MaMo)”, financuar nga Bashkimin Evropian. Cikli i Uebinareve MaMo ishte pjesë e një projekti që mori fonde ngaprogrami i kërkimit dhe inovacionit Horizon 2020 i Bashkimit Evropian Marie Skłodowska-Curie Action nën marrëveshjen Nr. 896925. Për të pasur një kuadër sa më të detajuar, në faqet në vijim gjendet programi i ciklit të Uebinareve MaMo dhe abstraktet (Anglisht dhe Shqip) për kumtesat e mbajtura dhe temat e trajtuara.
Reading the traces of 20th century rurality in the albanian rural landscape
Në qendër të këtij artikulli është nocioni i peizazhit modernist rural që lidhet me gjurmët e lëna nga moderniteti në territor. Rastit të peizazhit rural shqiptar i qasemi duke e konsideruar si një palimpsest duke pasur parasysh që historia shqiptare e shekullit të 20-të veproi si një shenjë e dukshme në territor. Proceset dhe transformimet socialiste në fshat gjeneruan atë që mund të identifikohej si një peizazh modernist rural i zgjeruar. I konsideruar si një palimpsest në të cilin e prekshmja dhe e paprekshmja janë të ndërthurura ngushtësisht, peizazhi duhet trajtuar nëpërmjet metodologjive ndërdisiplinore dhe qasjeve biografike. Autorësia e peizazhit modernist rural shpesh lidhet kryesisht me politikat ideologjike dhe skemat inxhinierike të zbatuara nga qeveritë gjatë periudhave historike të veçanta. Megjithatë, duke aplikuar një qasje biografike ndaj studimit të peizazhit rural shqiptar të shekullit të 20-të, del se autorët e përditshëm janë edhe komunitetet lokale dhe njerëzit.
Investigating 20th century rurality at different scales: the MAMO webinar cycle
The webinar cycle Materializing-Modernity: Landscape, Architecture and Anthropology Intersections in 20th Century Rurality1 was organized and implemented from April 12, 2021, to May 6, 2021, in order to discuss the Albanian rural landscape and its multifaceted characteristics and challenges at the international level, and to place it within the wider framework of European studies on 20th century rurality2. The MaMo Webinar Cycle aimed to bring together experts in the field of architecture, ethnography, visual anthropology, cultural landscapes, and cultural heritage to discuss different methodological and interdisciplinary approaches to the study of 20th century rurality through different lenses.