Rreth studimeve filologjike në vëllimin studimor në nderim të prof. Bardhyl Demirajt (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2025)
Studime albanologjike në indoeuropianistikë, filologji dhe gjuhësi kontakti; vëllim në nderim të prof. Bardhyl Demirajt, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2025
.
Konferenca shkencore “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 15 dhjetor 2025
.
Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)
Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. Bie në sy nënvizimi i vlerave të elementeve biografike në autorë të letërsisë antike, greke dhe romake, por dhe të asaj latine të krishterë, që gjen një reflektim të qartë me “Rrëfimet” (Confessionum libri XIII) e Shën Agostinit, një autor i bërë i njohur për disa vepra të rëndësishme në historinë e krishtërimit, veçanërisht për pasqyrimin e meditimeve personale në rrugën e tij drejt besimit të krishterë. Autorë të shumtë janë bërë pjesë e trajtesave mbi letërsinë biografike dhe atë autobiografike, duke bërë të mundur dhe parashtrimin e qasjeve përafruese mes tyre, në veçanti nëse kanë jetuar në periudha të ndryshme, por në të njëjtën kohë bëjnë të mundur të gjurmohen dhe elemente të ngjashme në motive dhe subjekte. Në këtë trajtesë tonën kemi veçuar disa autorë të letërsisë romake, një pjesë e të cilëve qartësisht janë dhe përfaqësues të latinitetit klasik, në disa vështrime, edhe të përftimeve gjuhësore, edhe të modeleve letrare në të cilët janë ushtruar. Në pikëpamje të shembujve përkatës, janë ilustruar dhe pjesë nga shqipërimet e klasikëve latinë në gjuhën shqipe, duke pasur si referencë përkthimet e Henrik Lacajt (1909-1991), njohës i thelluar i letërsisë latine dhe në veçanti i periudhës klasike dhe perandorake.
Historia e letërsisë së shkruar shqipe në botime tematike me vështrim sistematizues (1950-1985)
Me vëmendjen që ka marrë sërish kohët e fundit çështja e ripërpilimit të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, rikthimi ndaj modeleve të mëhershme të realizimit të saj përbën një shtysë të fortë reflektimi mbi çështje të konsiderimit të dëshmive më të hershme shkrimore të shqipes, por dhe të mbarë trashëgimisë kulturore që transmetohet në kapituj, trajtesa e zëra më vete në përbërje të botimeve të mëparshme mbi të njëjtin argument. Të para dhe me syrin kritik disa dekada më vonë, por dhe të krahasuara mes tyre nga studiuesit e fushës, të tilla botime, ndër të cilat dhe disa me destinacion shkollor, përbëjnë objekte të një vëmendjeje të shtuar në kohët e fundit, aq më tepër nëse bëhet fjalë për gjurmimin e një metodologjie të paraqitjes së autorëve, përpiluesve të veprave, por dhe të punimeve tematike mbi historinë e letërsisë së shkruar shqipe. Në këtë trajtesë u përzgjodh një periudhë kohore (1950-1985) në të cilën kanë gjetur përmbushje disa punime të kësaj natyre, por të ndryshme mes tyre, dhe me një prirje jo të njëjtë në paraqitjen e zërave autorialë dhe të veprave përkatëse.
Konferencë shkencore “studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi”
Më datën 27 qershor 2022, në ambientet e Hotel Mondial (Tiranë), u mbajt konferenca shkencore Studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi, organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare, i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA).
Fjalën e hapjes e mbajti prof. as. dr. Evalda Paci, përgjegjëse e Departamentit të Studimeve Letrare. Në hyrjen e saj, u rimorën çështje të historikut të kësaj konference, të lidhur me proceset e studimit të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, por dhe me kontribute të reflektuara në botime tematike të caktuara. Panorama e ndihmesave që do të bëheshin pjesë e kësaj veprimtarie u parapri në mënyrë të thukët nga prof. as. dr. Evalda Paci, duke i lënë vend fjalës përshëndetëse të mbajtur nga prof. dr. Artur Lama, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Në fjalën përshëndetëse, prof. dr. Artur Lama, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference, si nga veprimtaritë kryesore të këtij departamenti, bashkë me shtjellimin e interesit që paraqisnin për studimet letrare propozimet për kontribute që ishin pjesë e programit të saj.
Institucione themelore të antikitetit në përpilimet e shkrimtarinë e E. Haxhiademit
Në shqipërimet e E. Haxhiademit gjurmohen elemente të gërshetuara të botës antike, asaj greke dhe asaj romake. Formimi klasik i autorit reflektohet në aspekte të formës e të përmbajtjes, aq më tepër nëse kemi parasysh ndërtimin e vepërzave që mbajnë emrin e tij e që mbështeten në motive të njohura të mitologjisë antike. Edhe në rasë të trajtimit e të vënies në qendër të veprës së personazheve që janë themelore në ngjarje madhore të përshkruara në letërsinë antike greke, por dhe në atë romake, autori spikat për një regest emërtimesh e përveçimesh që lidhen pikërisht me një formim të tillë, të veçantë dhe unik në shumë vështrime. Në vepërzat e Haxhiademit, të titulluara dhe me emrat e vetë personazheve të tij, të tilla motive, që janë ndërthurje e elementeve qenësore të dy botëve, gjurmohen në disa aspekte: në ndërtimin metrik, por dhe në atë tekstor e përmbajtësor. Këto tipare i vëmë në dukje dhe në këtë trajtesë sintetike tonën, që iu kushtua në veçanti reflektimit të institucioneve të antikitetit në shkrimtarinë e këtij të fundit.
Reception of Scanderbeg’s history in some essential works in the written Albanian literature
The chronology of the written Albanian literature is above all related to the patchy texts and unique works from the content point-of-view, as each initial definition and of the presence in them of some textual elements defining the particularity and also the common thematic that makes possible a generalizing classification that characterize these works.In general, in the logical publications compiled by groups of authors and with a thematic that describes historiographically in details the works of the year 1500 and with written records about that time, we find them in line and treated with the right attention of elaborated fulfillments mainly at the beginning of this providential century, in which would be eternalized at the same time the concrete periods that encaptured the historical developments in our country, mainly the political personalities of the European dimension that influenced in the development of the time's historic events, among which beyond any doubt and the most impressive one remains Gjergj Kastrioti, Scanderbeg.
Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes
Çdonjëra prej veprave të letërsisë së vjetër shqipe ofroi për studimet albanologjike dhe për kujtesën historike kombëtare një sërë linjash studimore që zënë fill me hulumtimin e një konteksti kompleks për botën shqiptare të kohës në të cilën jetuan, që vijojnë më tej me të qenit një burim i pasur orientimi për studiues të disa fushave të përafërta, mbi të gjitha të historisë së letërsisë sonë të shkruar e të filologjisë së tekstit.
Përfshirja e secilit prej autorëve të kësaj periudhe në një panoramë studimesh që pikësëpari priret nga historia e letërsisë së shkruar nuk mund të mos shoqërohej nga nënvizimi i vështirësive konkrete në saktësimin e elementeve biografike të çdonjërit, vështirësi që dhe pse relative ndaj çdo individi që përfaqëson me veprën dhe shkrimtarinë e vet këtë ndarje kohore të zhvillimit të shkrimit shqip, përbëjnë një fenomen që vijoi të persistonte dhe gjatë viteve në të cilat kërkimet ndaj jetës dhe veprimtarisë së këtyre prelatëve të letrave shqipe u bënë më këmbëngulëse dhe iu përafruan më ndjeshëm gjurmimeve arkivore, e vetmja rrugë metodike që do të shpinte ndaj të dhënash konkrete dhe indicesh më të qarta. Na bind ndjeshëm në këtë drejtim dhe një shkrim i kohëve të fundit i studiuesit Bardhyl Demiraj, që përveçse na riafron me një ecuri arritjesh të dekadave të fundit në pikëpamje të kërkimeve ndaj këtij autori, na ndërgjegjëson mbi faktin e moskulmimit të sqarimit të elementeve biografike dhe të Pjetër Bogdanit vetë.
Mbi disa përdorime rasore të emrit në veprën “Meshari” të Gjon Buzukut