GP

Gene Prelvukaj

2
artikuj
1
revistë
2022
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (2)

Krahina mesjetare e Pultit
Njësia gjeografike, e cila ndër materialet e tanishme administrative njihet si regjioni malor i Pultit, që shtrihet në kahun verior të Drishtit mbi masivin malor Maranaj, është vetëm një territor mjaft i rrudhur i një krahine të gjerë mesjetare që, në vëllimin e shkresave historike, përmendet rreth tetë shekuj më parë. Kundrejt etnikumit shqiptar shfaqet si mjedis i një rëndësie parësore meqenëse brenda saj ndodhen varrezat e hershme të Komanit; shfaqet apelativi “shqiptar” që zëvendësoi më pas nocionin mesjetar arbën; ngrihen katër familje feudale që ndikuan jetën politike të shqiptarëve; krijohen shumica e bashkësive fisnore të veriut; mblidhen normat më të vjetra të së drejtës zakonore dhe shumë tjera në varg. Brenda këtij punimi, diskutohen imtësisht kufijtë e krahinës dhe lloji i popullsisë, dy çështje që jo rrallë kanë qenë objekt i trajtesave subjektive nga ana e studiuesve sllavë, sidomos sa i përket krahut të sipërm dhe lindor të saj.