Articles Journals Publishers Subjects

82 results

Page 4 / 7

“Ligji i pashkruar” në këndvështrimin e studiueses Margaret Hasluck

Ardita Dylgjeri
Ligji i pashkruar i shqiptarëve ka qenë (dhe akoma është) një corpus iuris unik në formën dhe organizimin e vet, një burim tërheqjeje i pafund për një numër të konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Te grupimi i dytë i studiuesve mund të përmendet kontributi që kanë dhënë: Edith Durham, M…

Një regjistër osman i viteve 1845-1846 në Arkivin Osman të Stambollit dhe një statistikë e pajtimeve të gjaqeve në Toskëri

Ermal Nurja
Në periudhën klasike osmane (shek. XV deri në shpalljen e Tanzimatit në fillimet e shek. XIX), sigurimi i rendit dhe sigurisë në një kaza,1 ishte detyrë e sanxhakbeut të sanxhakut2 nga vareshin kazatë në fjalë. Kjo ishte detyrë e tij, pasi në llogarinë e tij shkonte edhe taksa e krimeve dh…

Vendet e pushimit (mutationes) përgjatë “Via Egnatia” nga Durrësi në Ohër

Mario De Matteis
Ashtu si të gjitha rrugët e njohura romake, edhe via Egnatia ka pasur stationes ose mutationes, që shërbenin për qëndrimin dhe pushimin e udhëtarëve, por edhe të kuajve, shpesh me impiante termale, siç janë ato në Bradashesh (Elbasan), në afërsi të të cilave gjendeshin gati gjithmonë ndërtesa të veç…

55 vjet nga shfaqja e parë e grupit teatror profesionist Skampa të Elbasanit

Fetah Biza
Teatri Skampa u krijua në mesin e vitit 1962, si rezultat i zgjerimit të trupave profesioniste nga i gjithë vendi ynë; pas trupave të Teatrit Popullor, të Shkodrës, të Korçës, të Durrësit, të Vlorës dhe atij të Elbasanit. Hapja e Institutit të Lartë të Arteve, u mirëpri…

Zhvillimet urbane të qytetit të Elbasanit në periudha të ndryshme historike

Zhulieta Daja
Pushtimi osman solli ndryshime të dukshme në Shqipëri, që u reflektuan edhe në tiparet e reja si në shtrirjen dhe kompozimin urbanistik të qyteteve. Një shembull mjaft i dukshëm në këtë drejtim është qyteti i Elbasanit. Fillesa e qytetit të Elbasanit dhe peizazhit të ri urbanistik, i përket vitit 14…