Articles Journals Publishers Subjects

86 results

Page 2 / 8

NDIHMESA E REVISTËS ‘PËRPJEKJA SHQIPTARE’ PËR GJUHËN SHQIPE

Shkëlqim Milaku
Numri i parë i revistës mujore ‘Përpjekja shqiptare’ doli në tetor 1936 dhe vazhdoi deri në dhjetor 1938. Në këtë revistë janë shtruar tema të ndryshme nga gjuhësia, letërsia, sociologjia, psikologjia, pedagogjia, historia, ekonomia, sporti e tema të tjera. Siç dihet, gjuha e revistës nuk është stan…

RRUGËTIMI I SHKOLLËS SHQIPE NË SHEKUJT XVII-XIX

Eranda Halluni Bilali, Nertila Haxhia Ljarja
Ky punim eksploron historinë e arsimit shqip gjatë periudhës së hershme moderne, duke u fokusuar në sfidat dhe zhvillimet që përcaktuan formimin dhe mbijetesën e shkollave shqipe. Duke analizuar burimet historike, dokumentet bashkëkohore dhe studimet e historianëve, ky punim synon të nxjerrë në pah …

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Laura Papraniku Bejtullau
Në kontekste ku e drejta për shkollim në gjuhën shqipe mbetet e kufizuar, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut, mediat marrin një rol të rëndësishëm kompensues, veçanërisht në fushën e mësimdhënies së gjuhës. Përtej funksionit të tyre informues, mediat në gjuhën shqipe janë përfshirë në mënyrë akt…

BRANKO MERXHANI DHE KUSHE MICA

Bora Logu, Ermira Ymeraj
Branko Merxhani dhe Kushe Mica janë dy figura të shquara që kontribuan ndjeshëm për kauzën e arsimit kombëtar shqiptar, secili me qasje të veçantë, por me një qëllim të përbashkët: zhvillimin e arsimit si mjet për forcimin e identitetit kombëtar dhe përparimin kulturor të shoqërisë shqiptare. Ndërsa…

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

Xhemile Abdiu
Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare m…

PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE NË EDICIONET E LAJMEVE NË RADIO-TELEVIZIONIN E MAQEDONISË SË VERIUT DHE NË ALSAT M

Adelina Xhaferri, Esmije Veseli
Gjuha shqipe, që nga lashtësia e deri më sot, mbetet një gjuhë e veçantë dhe me vlera të veçanta kulturore e kombëtare. Struktura dhe përmbajtja e saj kanë qenë gjithmonë objekt studimi për gjuhëtarë vendas dhe të huaj. Me kalimin e kohës, veçanërisht në hapësirat publike dhe mediatike, është rritur…

Diplomacia ndërkombëtare dhe konferenca e Rambujesë 1998-1999

Behxhet Dibrani · University of Prishtina ”Hasan Prishtina”,
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare kishte qenë një proces mjaftë i vështirë, në të cilën kishin ndikuar akterë nga më të ndryshëm. Sëpari duhet theksuar që nga vitet 1990 politika paqësore e ndjekur nga shqiptarët në krye me liderin historik Ibrahim Rugovën në fillimet e…

Situata me përdorimin e gjeoinformatikës në mësimin e gjeografisë në shkollat e mesme në rajonin e Anamoravës

Albina Halili · PhD. Cand, Primary School “Abdullah Tahiri”, Gjilan, Ko…
Gjeografia është shkenca e hapësirës dhe mjedisit e cila jep një kontribut të veçantë në përgatitjen e nxënësve për jetën, funksionimin e tyre në një shoqëri globale dhe ka një ndikim pozitiv në pavarësinë e tyre. Nëpërmjet studimit rajonal të hapësirës gjeografike synohet të ndihmojë nxënësit të a…

Riformatimi i profesionit të gazetarit në periudhën e ndryshimit teknologjik të televizionit

Eno Popi
Në dy dekadat e fundit, mjedisi mediatik ka pësuar ndryshime drastike, që kanë ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të teknologjisë. Dita e një gazetari ka ndryshuar rrënjësisht. Veçanërisht dhjetë vitet e fundit janë shfaqur mjete dhe praktika të reja, që u diktojnë gazetarëve praktika të reja në punën…

Format e presionit politiko-ekonomik në Kosovë nga administrata shtetërore jugosllave gjatë viteve 1945-1960

Blerim Carani · University of Prishtina “Hasan Prishtina”
Populli i Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës, në luftën kundër okupuesve fashistë e nazistë. Këtë kontribut e dokumentojnë brigadat ushtarake të krijuara në Kosovë, numri i viktimave, i të plagosurve, dëmtimet e shkatërrimet në përgjithësi. …

Tipologjitë e produktit kulturor televiziv dhe roli I gazetarëve të kulturës në televizion

Holta Shupo
Kur gazetaria kulturore konsiderohet në të gjithë spektrin e saj jo vetëm si paraqitëse e informacionit, por si ndërtuese e proceseve të komunikimit, formimit identitar kulturor si edhe ndikuese në zhvillimin e mendimit dhe diskursit kulturor, produkti televiziv i kësaj gazetarie merr një rëndësi të…