3,423 results

Page 10 / 286

Kënga si mjedis i nostalgjisë dhe udhëtimit përtej kufijve: rasti i këngëtarit Petrit Çarkaxhiu dhe i rock-folk grupit shqiptar Jericho

Lumnije Kadriu
Muzika është një mjet i fuqishëm për nxitjen e emocioneve dhe disponimeve të ndryshme. Nostalgjia është një nga ato emocione që ka qenë objekt i kërkimeve antropologjike tash e disa kohë. Nga pikëpamja sociale, ajo mund të përjetohet si një emocion personal dhe/ose grupor që zbulon dhe përfshin dime…

Etnomuzikologia daneze Birthe Traerup dhe hulumtimet e saj në Kosovë: një letërkëmbim profesional e miqësor me Anton Çettën

Arbnora Dushi
Birthe Traerup (1930 – 2022) ishte etnomuzikologe daneze që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për studimin dhe dokumentimin e folklorit dhe muzikës tradicionale në Kosovë, në vitet ’60 -’70 të shekullit të kaluar. Gjatë viteve të kërkimit të saj, ka mbledhur dhe analizuar materiale të pasura…

Kuptimi dhe simbolika e ritualeve të flokëve në traditën popullore

Bukurije Mustafa
Flokët janë pjesa më mistike në traditën shpirtërore të shqiptarëve, që është bartur edhe në botëkuptimin e përgjithshëm dhe në praktikën rituale të trashëgimisë popullore. Në traditën tonë, flokët lidhen me besime, para së gjithash pagane, por edhe me rituale të kalendarit popullor apo me cikle të …

Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)

Izaim Murtezani
Ngjyrat paraqesin një element tejet të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kulturës tradicionale. Ato gjithsesi se reflektojnë bindjet dhe besimet e ndryshme që njeriu i lashtë ka manifestuar kundrejt perceptimit të realitetit objektiv. Meqenëse bëhet fjalë për një vetëdije arkaike atëherë edhe kup…

Lojërat e kënduara të fëmijëve – variantet që dalin si rezultat i forcës krijuese kreative të fëmijëve – vështrim krahasues

Albin Sadiku
Krijimtaria e fëmijëve është shumë e pasur dhe e llojllojshme. Te fëmijët, pothuajse i tërë aktiviteti fizik e mendor zhvillohet përmes lojës, në kuadër të së cilës interpretohet dhe prezantohet pjesa më e madhe e “krijim-tarisë së tyre”. Ndër krijimet më të spikatura që i hasim në aktivitetet e fëm…

Portret i një etnologu në rini: venerim mbi mendimin etnologjik të Kadri Halimit

Arsim Canolli
Në këtë shkrim diskutohet vepra etnologjike e Kadri Halimit, si një trajektore pune e nisur dhe e ndalur në rini, por e rimarrë dhe trajtuar prapë në pleqëri, brenda kushteve specifike të punës së tij akademike në Kosovën e periudhës jugosllave. Shkrimi synon të vërë në pah kahet teorike, tehun krit…

Çështja e alfabetit në shkrimet e 'Kalendari Kombiar', 'Diturisë' dhe 'Lirisë'

Shefkije Islamaj
Njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe më 1908 në Manastir, pas një rrugëtimi të gjatë e të vështirë, hapi etapë të re të zhvillimit të shqipes dhe të zhvillimit kulturor të shqiptarëve. Në këtë rrugëtim kontribut të shquar kanë dhënë edhe revistat kulturore me emër asokohe Kalendari kombiar e Dituria…