3,423 results

Page 15 / 286

Veçori semantike të pasthirrmave në gjuhën shqipe

Adelinë Selmani
Në këtë punim janë trajtuar karakteristikat semantike të pasthirrmave të gjuhës shqipe, duke filluar qysh nga klasifikimi i tyre sipas kriterit semantik që, në gjuhën shqipe, ashtu si në anglishte e gjuhë të tjera, është bazuar në funksione të veçanta komunikuese që kryejnë pasthirrmat, thënë më sak…

Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921

Ledia Dushku
Artikulli “Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921” ka si qëllim të shpjegojë e krahasojë tiparet e përfaqësimit të shqiptarëve në dy momente kyçe, fillimisht në Kuv…

Autori dhe libri i parë nga folkloristika në kosovë: rrethanat krijuese të autorit dhe rrugëtimi i penguar i librit

Arbnora Dushi
Në këtë trajtesë, duke i analizuar rrethanat historike e politike të kohës kur jetoi dhe veproi Zekeria Rexha (1910-1972), do të hedhim dritë mbi formimin e tij intelektual për të kuptuar më në detaje pikëpamjet e tij për folklorin dhe folkloristikën, të shprehura edhe në librin e tij, të parin nga …

Rruga drejt përzierjes së zhanreve

Leontina Gega-Musa, Lumnije Kadriu
Pothuajse të gjitha zhanret muzikore kanë veçoritë e tyre dhe priren të ruajnë origjinalitetin. Veçoritë e zhanreve muzikore, ku bën pjesë edhe interpretimi dhe pastaj adhurimi i një zhanri të caktuar muzikor, shpeshherë bëhen përcaktues identifikimi me një grup të caktuar (nën)kulturor. Muzika popu…

Kënga shqiptare nga pelagonia në fondet arkivore të universitetit të harvardit

Neziri Zymer Ujkan
Koleksioni i madh i këngëve epike të Gadishullit Ilirik apo të Ballkanit, i viteve ’30 të shekullit XX, që ruhet në fondet arkivore amerikane të Universitetit të Harvardit, i njohur me emrin Koleksioni i Millmen Perit, MPCOL (The Milman Parry Collection of Oral Literature), ka edhe këngë epike e lir…