Artikujt Revista Botuesit Lëndët

3,423 rezultate

Faqja 7 / 286

Struktura ekonomike e lagjes Gazi Ali Bej në kasabanë e Vushtrrisë në mesin e shek. XIX

Zekirja Shabani
Analiza e strukturës ekonomike e Lagjes Gazi Ali Bej të Kasabasë së Vushtrrisë ofron një vështrim të detajuar mbi strukturën e profesioneve dhe burimeve të të ardhurave gjatë mesit të shekullit XIX, duke zbuluar diversitetin ekonomik dhe ndikimin në jetën e komunitetit. Duke u bazuar në Temettuat De…

Romani i realizmit socialist në letërsinë shqipe të Kosovës (1957-1970)

Sali Bytyçi
Pa një traditë të mirëfilltë të krijimit të saj, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë dhe viset shqiptare në ish-Jugosllavi, letërsisë shqipe iu desh të krijohej nga fillimi në të gjitha gjinitë dhe llojet e saj. Në fillim kjo letërsi nis me poezi lirike dhe me tregime e kallëzime t…

Profesor Nexhip Mërkuri: gjuhëtari dhe edukatori

Begzad Baliu
Në historinë e studimeve të gjuhësisë shqiptare është krijuar një brez studiuesish me emrin e të cilëve janë të lidhura ngushtë dy rrafshe të zhvillimeve akademike dhe shkencore: ajo e mësimdhënies dhe ajo e kërkimeve shkencore. Nëse pararendësit e tyre të dijes albanologjike vinin kryesisht nga try…

Rreth kompozitave në disa tregime të Ismail Kadaresë

Shkëlqim Millaku
Përmbajtje e shkurtër: Fjalët e përbëra krijohen nga bashkimi i dy a më shumë fjalëve ose temave dhe formojnë një njësi të vetme me kuptim të ri. Ato mund të jenë emra, mbiemra, folje, ndajfolje dhe ndonjëherë edhe numërorë apo përemra. Ky punim studimor ofron një analizë fjalëformuese dhe gjuhësore…

Antonimia në veprën artistike të Rexhep Qosjes

Shpresa Ismajli
Vepra letrare e Rexhep Qosjes karakterizohet nga një rrjet i gjerë raportesh antonimike, të cilat paraqesin interes të veçantë, si për shumësinë e larminë, ashtu edhe për mënyrën e aktualizimit stilistik. Qosja krijon kundërthënie e kundërvënie të shumta në rrafshe të ndryshme gjuhësore, por për pun…

Ikona e letërsisë shqipe për fëmijë: Adelina Mamaqi

Meliza Krasniqi
Ky punim trajton krijimtarinë për fëmijë të Adelina Mamaqit, me ç’rast analizohen veprat e saj të botuara deri në vitin 1990. Në qendër të punimit është mënyra se si autorja ndërthur elementet poetike, fabulën dhe mesazhet edukative, duke krijuar një letërsi të veçantë që i flet drejtpërdrejt botës …

Modaliteti i saktësisë dhe kuptimi kohor i formave foljore do të jem /do të kem në gjuhën shqipe

Sejdi M. Gashi
Trajtimi i modalitetit të probabilitetit si një ndër kuptimet gramatikore të kohës së ardhme në gramatikat e gjuhës shqipe, bazuar në shpjegimin e përdorimit të së ardhmes me vlerën e së tashmes, është bërë objekt shqyrtimi për faktin se ky proces zhvendosjeje në gjuhën shqipe nuk është dëshmuar për…