Articles Journals Publishers Subjects

218 results

Page 4 / 19

Përdorimi i rezultateve të vlerësimit të nxënësve për përmirësimin e mësimdhënies dhe nxënies

Selim Mehmeti
Vlerësimi i nxënësve dhe përdorimi i rezultateve të vlerësimit për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe nxënies është një temë me rëndësi të veçantë për studiues të fushës së edukimit. Ky studim trajton përdorimin e rezultateve të vlerësimit të nxënësve nga shkollat publike të Kosovës, për që…

Zhvillimi institucional i arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve 1945-1990

Avni Rexha
Format e mësimit në gjuhën shqipe në Kosovë janë të hershme dhe ato ishin zhvilluar në varësi të rrethanave politike. Nën sundimin e Perandorisë Osmane, mësimi joformal në gjuhën shqipe, krahas mësimit fetar, ishte zhvilluar në mejtepe, xhami, teqe e kisha. Duke filluar nga luftërat ballkanike dhe d…

Identifikimi i nevojave të mësimdhënësve për zhvillim profesional

Addhe Krasniqi, Osman Buleshkaj
Zhvillimi profesional i dedikohet përmirësimit të punës praktike të mësimdhënësve dhe ngritjes së cilësisë. Përgatitja e duhur dhe profesionalizmi i mësimdhënësve dëshmohen në të arriturat apo performancën e nxënësve. Prandaj, mësimdhënësit duhet të jenë në hap me zhvillimet, ndryshimet dhe nevojat …

Qëndrimet e drejtorëve të shkollave dhe të mësimdhënësve rreth ndikimit të menaxhmentit në krijimin e klimës pozitive në shkollë

Luljeta Shala
Ky studim shqyrton qëndrimet e drejtorëve dhe të mësimdhënësve lidhur me ndikimin e menaxhimit të shkollës në krijimin dhe mirëmbajtjen e një klime pozitive. Qasja metodologjike e përzier, sasiore dhe cilësore, u përdor për mbledhjen e të dhënave. Rezultatet tregojnë se përvoja e gjatë profesionale …

Zbatimi i mësimit dual në Kosovë: përvoja dhe perspektiva nga udhëheqësit e shkollave

Osman Buleshkaj
Realizimi i arsimit dual në Kosovë paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit të nxënësve në tregun e punës, përmes një kombinimi të mësimdhënies teorike dhe praktikës profesionale në vendin e punës. Ky studim ka për qëllim të eksplorojë zbatimin e modelit të arsimit dual në Kosovë, duke vënë n…

Nevojat për zhvillim profesional të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Agim Bujari
Një sistem kualitativ dhe efikas i arsimit është një ndër mjetet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të një vendi. Shkollat dhe stafi i tyre kanë rol vendimtar sa u përket shkollimit, arsimimit, trajnimit të kuadrove të reja, duke i mundësuar vendit të përmbushë standardet dhe t’i bashkohet fam…

Anëtarësimet e institucioneve nga fusha e arsimit për të rritur në organizata ndërkombëtare – përvojat dhe mundësitë

Haxhere Zylfiu
Ndonëse vizioni për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë e inkurajon dhe e promovon mësimin gjatë gjithë jetës, në përputhje me trendët e transformimit global, megjithatë, përparimet në fushën e arsimin për të rritur dhe aftësimit për të nxënë gjatë gjithë jetës vazhdojnë të jenë sfidë. Mu…

Roli i aktiveve profesionale në arsimin fillor në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie

Lirije Beqiri
Ky hulumtim paraqet sistemin e funksionimit të aktiveve profesionale (departamenteve) në shkolla. Fokusi i hulumtimit është në organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e aktiveve profesionale (departamenteve) të arsimit fillor. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojmë një analizë të detajuar mbi funksion…

Përdorimi dhe zbatimi i progremeve mësimore të hartuara në bazë të kurrikulës së bazuar në kompetenca

Selim Mehmeti, Osman Buleshkaj
Zhvillimi i kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe zbatimi i saj është një temë aktuale, me rëndësi të veçantë në hulumtimet e fundit në Kosovë. Edhe pse reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës ka filluar para tetë vjetësh, ende nuk është bërë zbërthimi i plotë i saj në…

Ndryshimi i paradigmës nga arsim dhe aftësim profesional në arsim dhe formim profesional

Bashkim Azemi, Agim Bujari, Remzi Bujari
Arsimi profesional shihet si një domosdoshmëri, për arsye se të rinjtë duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e së ardhmes në vitet që pasojnë, andaj ata planifikojnë arsimin profesional për sa i përket kohës, vendit dhe mundësive financiare. Arsimi profesional ka një ndikim të m…