Artikujt Revista Botuesit Lëndët

218 rezultate

Faqja 12 / 19

Analizë krahasuese e programeve të fakultetit të edukimit me standardet e dimensionit të gjithëpërfshirjes në arsim

Selim Mehmeti
Cilësia dhe gjithëpërfshirja në arsim janë dy prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016. Kjo shërbeu si pikënisje për të bërë këtë analizë krahasuese në dimensionin e gjithëpërfshirjes, objektiv parëso…

Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia në shkollë

Zehrie Plakolli
Çështje esenciale e këtij studimi-punimi është ndikimi i letërsisë në edukimin estetik të fëmijëve e me theks të veçantë tek edukimi estetik i nxënësve, nëpërmjet letërsisë në shkollë. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç universalitetit të edukimit estetik, janë trajtuar edhe veçanti…

Qasja metodologjike e mësimdhënies së gjuhës shqipe në arsimin e detyruar

Hajrije Gojani
Teksti shkollor mbetet burimi kryesor i informacionit dhe i vetmi për shumicën e mësimdhënësve dhe puna e tyre varet kryekëput nga teksti shkollor, pothuajse në të gjitha fazat e orës mësimore. Përdorimi i materialeve dhe i mjeteve të tjera mësimore është i kufizuar dhe praktikohet nga një numër…

Gjendja e planifikimit dhe realizimit të mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore në Kosovë

Lirije Beqiri
Mësimi si proces edukativo-arsimor planifikohet dhe organizohet për nxënësit. Gjatë planifikimit të mësimit, mësimdhënësi bazohet në njohuritë e nxënësve mesatarë, duke mos lënë anash edhe nxënësit e zgjuar dhe talentet e as nxënësit të cilët për shkaqe të ndryshme mbesin mbrapa në mësime. Edhe për …

Besimi i familjes në shkollën - faktor me rëndësi në bashkëpunim për parandalimin e dhunës ndërmjet nxënësve

Vlora Sylaj
Ky artikull i shërben njohjes së fenomenit të dhunës ndërmjet nxënësve në shkollë, mundësisë së dhënies së rekomandimeve për nxënësit, prindërit dhe shkollën, dhe rritjes së ndërgjegjes publike për pasojat nga dhuna ndërmjet nxënësve. Gjithashtu, ka për qëllim rritjen e interesit dhe konsideratës pë…

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve të shkollave profesionale të Kosovës dhe identifikimi i nevojave për trajnim

Haxhere Zylfiu
Studimi Zhvillimi profesional i mësimdhënësve të shkollave profesionale të Kosovës dhe identifikimi i nevojave për trajnim mbështetet në analizën e politikave arsimore që rregullojnë zhvillimin profesional të stafit mësimdhënës në nivelin e arsimit parauniversitar në Kosovë, në veçanti në shkollat p…

Format e bashkëpunimit shkollë-komunitet

Hysen Muzlijaj
Format e bashkëpunimit shkollë-komunitet janë të shumta, të ndryshme dhe klasifikohen në bazë të kritereve të ndryshme. Gjatë përdorimit të këtyre formave, duhet të kemi kujdes që t’i përdorim me mjeshtri dhe t’i zgjedhim metodat e sakta në situata të caktuara. Zakonisht, format e bashkëpunimit i ke…

Ndikimi i vlerësimit të brendshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies

Hajrije Gojani
Ky studim është përqendruar në praktikat e vlerësimit me bazë në shkollë dhe në ndikimet e tij në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies. Për realizim të studimit është zbatuar një metodologji e kombinuar, duke filluar nga studimi i problemit në aspektin teorik përmes analizës dhe shqyr…

Perspektiva të vlerësimit të problemeve emocionale dhe të sjelljes te fëmijët parashkollorë

Merita Shala, Labëri Luzha
Problemet emocionale dhe të sjelljes te fëmijët e moshës parashkollore mund të jenë të shpeshta dhe të paraqesin pengesa në zhvillimin e shëndoshë psikologjik të fëmijëve, prandaj studimi dhe pasqyrimi i tyre ka një rëndësi të posaçme në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës. Zbulimi i hershëm i shen…

Rezultatet e provimit të maturës në shkolla profesionale në raport me vlerësimin e brendshëm

Luljeta Shala
Provimi i Maturës Shtetërore është vlerësimi i jashtëm që u bëhet maturantëve në përfundim të nivelit të tretë të shkollimit, gjegjësisht përfundimit të shkollimit parauniversitar. Ky provim është i standardizuar, monitoruar dhe vlerësuar, përmes të cilit dëshmohet shkalla e aftësimit të maturantëve…