Artikujt Revista Botuesit Lëndët

218 rezultate

Faqja 5 / 19

Përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë

Selim Mehmeti
Me këtë studim kemi trajtuar çështjen zhvillimit të mësimdhënësve në fazën e hyrjes në profesion, gjegjësisht praktikat dhe zhvillimet në sisteme të ndryshme arsimore për fazën e hyrjes në mësimdhënie, si dhe mënyrën se si mësimdhënësit fillestarë në Kosovë e perceptojnë këtë fazë të zhvillimit në k…

Mësimdhënia e letërsisë në edukimin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi kryesor i këtij studimi është të dalë në pah rëndësia thelbësore që ka lënda e Letërsisë, veçanërisht në shkollimin e mesëm të lartë, për shkak të moshës më të ndjeshme të nxënësve në edukimin dhe në formimin e përgjithshëm të tyre, në formimin e personalitetit të nxënësve dhe në të kuptua…

Menaxhimi i klasës dhe ndikimi në klimën pozitive në klasë

Ismet Potera
Qëllimi i kësaj trajtese është shqyrtimi i burimeve të ndryshme të menaxhimit të klasës dhe krijimi i klimës mësimore pozitive në klasë. Identifikimi i praktikave më të mira dhe propozimi i këtyre praktikave për mësuesit e shkollës sonë paraqet një synim me rëndësi për vetë praktikën mësimore. Ndërt…

Roli i edukatoreve mbështetëse në institucionet parashkollore publike në Kosovë

Sahare Savolli, Skender Mekolli
The research "The Role of Supporting Educators in Public Pre-School Institutions in Kosovo" aims to identify the level of quality of support services provided by "supporting educators" for children with special needs involved in pre-school institutions in Kosovo. Since the support of children with s…

Roli udhëheqës i drejtorit të shkollës në zbatimin e kurrikulit të ri

Luljeta Shala
Roli udhëheqës i drejtorit të shkollës në zbatimin e politikave arsimore në shkollë është i pazëvendësueshëm, por edhe detyrim ligjor. Një ndër politikat kryesore, pas Ligjit për arsimin parauniversitar, është Korniza e Kurrikulit dhe Kurrikulat Bërthamë. Me Kornizën e Kurrikulit (rishikimi,2016), j…

Gjendja e përgjithshme në institucionet parashkollore private në Kosovë

Mevlude Gashi
Bazuar në rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme dhe në gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet ky nivel i edukimit në Kosovë, është e domosdoshme që edukimi parashkollor të ketë një vend meritor në sistemin tonë të arsimit. Edhe pse është në rritje numri i institucioneve parashkollore publik…

Krahasimi i përvojave të mësimdhënësve fillestarë dhe të atyre me përvojë në mësimdhënie

Haxhere Zylfiu
Studimi Krahasimi i përvojave të mësimdhënësve fillestarë dhe të atyre me përvojë në mësimdhënie synon të sjellë një krahasim të përvojave të mësimdhënësve të rinj dhe të atyre me përvojë në profesionin e mësimdhënies në Kosovë. Ka në fokus të identifikojë dhe krahasojë dallimet e mundshme sa u përk…

Sigurimi dhe përmirësimi i cilësisë në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë

Haxhere Zylfiu
Studimi trajton aspekte të sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë në institucionet e AAP-së në Kosovë, me fokus vlerësimin e brendshëm të institucionit dhe integrimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga ky proces në planifikimin e zhvillimit të institucionit/shkollës. Studimi ka për qëllim ofri…

Realizimi i planit zhvillimor të shkollës në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në disa komuna

Bekimmo Morina
Shkollat mund të rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies nëse hartojnë me kujdes Planin Zhvillimor dhe arrijnë të realizojnë prioritetet e parapara sipas afateve kohore të përcaktuara me plan. Për të verifikuar këtë është realizuar hulumtimi, i cili mbështetet në analizën e literaturës, përkitazi…

Metoda montessori në institucionet parashkollore në Kosovë

Arbnesha Mexhuani
Një pjesë e konsiderueshme e praktikës botërore për edukimin e fëmijëve sot udhëhiqet nga metodologjia e Maria Montessorit, elemente të së cilës kanë filluar të zbatohen edhe në disa institucione parashkollore në Kosovë. Metoda Montessori është metodë inovative për edukimin në Kosovë, që bazohet në …

Qëndrimi i mësimdhënësve ndaj kurrikulës së re

Ismet Potera, Luljeta Shala
Me këtë hulumtim synuam vlerësimin e qëndrimit të mësimdhënësve lidhur me kurrikulën e re, sfidat e zbatimit, si dhe çështje të procesit para zbatimit, siç janë trajnimet për përgatitjen e tyre për zbatim. Hulumtimin e realizuam nëpërmjet qasjes sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore i grumbulluam …