Artikujt Revista Botuesit Lëndët

450 rezultate

Faqja 11 / 38
OA Optime SQ

Meningiomatoza: epidemiologjia, menaxhimi dhe prognoza. Rast klinik dhe rishikim i literaturës

Malbora Xhelili, Aida Quka, Ilirjana Zekja, Artur Xhumari
Hyrje: Meningiomatoza është termi që i referohet pranisë së të paktën dy meningeomave në lokalizime të ndryshme cerebrale te i njëjti pacient, pa shenja klinike të neurofibromatozës tip II. Incidenca paraqitet 1-10%. Qëllimi dhe objektivat: Prezantimi i një rasti klinik dhe rishikimi i literaturës…
OA Optime SQ

110 vite nga miratimi i statutit organik Kushtetuta e parë e Shqipërisë

Ndriçim Mehmeti, Nevila Mehmeti
Qëllimi i këtij punimi nuk është thjesht rastësia me 110 vjetorin e Statutit Organzim të Shqipërisë, i cili gjërësisht quhet si kushtetutat e parë e Shqipërisë, prej shpalljes së Pavarësisë. Ky punim përmes metodës së hulumtimit, do të hedh një vështrim mbi rethanat historike në të cilat u hartua st…
OA Optime SQ

Prevalenca dhe faktorët e riskut të kariesit dentar në fëmijërinë e hershme në komunitetet rurale shqiptare: një studim cross-sectional

Elsa Metalla
Të dhëna të përgjithshme: Kariesi dentar në fëmijërinë e hershme (KFËH) është një problem mjaft i përhapur i shëndetit publik në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, ku qasja ndaj shërbimetve den-tare është shpesh e kufizuar. Shkalla e lartë e prevalencës dhe dallimet e mëdha rajonale theksojnë ne…
OA Optime SQ

Të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri: Një krahasim me legjislacionin ndërkombëtar dhe evropian

Joana Koçi
Miliona njerëz në mbarë botën janë viktima të zhvendosjes së detyruar për shkak të konflikteve, persekutimit, shkeljeve të të drejtave të njeriut, fatkeqësive natyrore dhe degradimit të ekosistemit. Bashkimi Evropian është një zonë mbrojtjeje për njerëzit që ndjejnë persekutim ose dëmtim serioz në v…
OA Optime SQ

Biodisponibiliteti dhe bioefikasiteti i vitaminës C dhe E në lëkurë

Aurora Braçe, Kleva Shpati, Aida Dama, Erda Qorri et al.
Përdorimi i lëndëve ushqyese funksionale për të lehtësuar ndryshimet në lëkurë, si ndjeshmëria ndaj dritës, plakja dhe thatësia, po rritet në tregun e barnave pa recetë. Lëndët ushqyese më të përdorura në këtë kontekst janë vitaminat, karotenoidet, polifenolet dhe mineralet. Për lëkurën, rruga klasi…
OA Optime SQ

Kuptimi i së drejtës civile: parimet dhe zbatimi

Erjona Bezatlliu
E drejta civile, si një shtyllë themelore e sistemeve juridike në mbarë botën, mishëron një sërë parimesh dhe praktikash që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe rregullimin e ndërveprimeve shoqërore. Në thelbin e saj, e drejta civile thekson mbrojtjen e të drejtave individuale dhe zgjidhjen e an…
OA Optime SQ

(Mos) Komunikimi në mjekësi - Barrierat gjuhësore mes doktorit dhe pacientit

Elona Limaj, Matilda Hyka
Një nga faktorët që ndikojnë në suksesin e një trajtimi mjekësor është edhe qartësia e komunikimit mes pacientit dhe doktorit. Parandalimi, vendosja e diagnozës dhe efikasiteti i trajtimit pas konsultës me doktorin lidhet ngushtë me komunikimin. Shumica e mjekëve mendojnë se janë komunikues të mirë …
OA Optime SQ

Aplikimi i teknikës së steganografisë në harta gjeologjike

Ana Dindi
Të dhënat e ndjeshme nga studimet gjeologjike, si përshembull informacione mbi vendndodhjen e burimeve të pasura minerale mund të fshihen brenda hartës për t'u mbrojtur nga persona të paautorizuar. Ky artikull paraqet aplikimin e teknikës së steganografisë në hartë nëpërmjet një programi të quajtur …
OA Optime SQ

Qasjet e inteligjencës artificiale dhe shkencës kompjuterike për klasifikimin e sinjalit eeg: Algoritmet dhe aplikimet

Aurela Qamili, Jozef Kola
Aplikimi i inteligjencës artificiale (AI) në shkencën mjekësore, veçanërisht përmes analizës së të dhënave të elektroencefalografisë (EEG), përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt kuptimit dhe interpretimit të kompleksitetit të aktivitetit të trurit të njeriut. Përdorimi i të dhënave EEG përfshin fu…
OA Optime SQ

Ndikimi i bullizmit kibernetik në shëndetin mendor tek adoleshentët

Eduart Tafa
Artikulli studion fenomenin e bulizmit kibernetik, i cili përkufizohet si përdorimi i qëllimshëm i mjeteve të komunikimit dixhital për lëndim, frikësim ose ngacmim të të tjerëve. Ky punim fokusohet në karakteristikat e bullizmit kibernetik, duke përfshirë qëndrueshmërinë e tij, vështirësi në zbulimi…
OA Optime SQ

Roli i personelit mjekësor në parandalimin e hershëm dhe raportimin e dhunës në familje

Tanita Daci, Loreta Kunesha
Dhuna në familje është një çështje serioze e Shëndetit Publik që prek mirëqënien e viktimave, ambientin e tyre familjar, edukimin e tyre, marrëdhëniet sociale si edhe punësimin e tyre. Dhuna ndaj grave është një problem publik i rëndësishëm shëndetësor, si dhe një shkelje themelore e të drejtave nje…
OA Optime SQ

Prevalenca e ezaurimit profesional tek personeli infermieror

Juventina Ngjela
Sindroma e ezaurimit profesional është një çrregullim kronik adaptiv që prek personelin infemieror dhe karakterizohet nga tre forma të shqetësimit psikologjik: rraskapitje emocionale, depersonalizimi dhe një ndjenjë e mosplotësimit personal. Sindroma e ezaurimit profesional është përcaktuar nga Masl…