450 results

Page 20 / 38
OA Optime SQ

Vlerësimi i procesit të degradimit të fenolit në ujra duke përdorur procese të avancuara oksidimi (AOP)

Aurel Nuro, Mustafa Isik, Alper Alver, Emine Basturk et al.
Ky studim prezanton të dhëna për analizat e fenolit në mostra uji dhe vleresimin e shpejtësisë së degradimit të tij në mjedise të ndryshme duke përdorur agjentë oksidimi të ndryshëm. Fenoli është një komponim i zakonshëm sidomos në ujrat e derdhjeve urbane. Ky komponim edhe pse është produkt i metab…
OA Optime SQ

Psikoterapia mbështetëse në ndërveprimet prind-fëmijë me zhvillim atipik në Shqipëri

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Ervin Ibrahimi
Objektivi i këtij punimi është të prezantojë Modelin e punës terapeutike SEAI dhe të identifikojë efektet e ndërveprimit diadik prind-fëmijë dhe efikasitetin e kësaj ndërhyrje në trajtimin e fëmijëve me zhvillim atipik (VM). Qëllimit tonë parësor i shërbeu në këtë linjë kërkesa për të trajtuar një d…
OA Optime SQ

Harmonizimi i rregullores së barnave pediatrike në Shqiperi një domosdoshmeri e kohës.

Aida Dama, Kleva Shpati, Ilva Seli
Barnat për fëmijët përjashtoheshin nga studimet për barna të rinj. Mungesa e provave klinike domethënëse në barna pediatrike i detyronte pediatrit t’u drejtoheshin barnave të autorizuar për të rritur duke i përshtatur vetëm dozë dhe formë farmaceutike për fëmijë, por jo qasjen klinike. Përdorimi i t…
OA Optime SQ

Eksperiencat e qyteteve inteligjente në presprektivën turke

Lahbib Jattioui, Nevnihal Erdoğan
Gjatë viteve të fundit, kërkimi shkencor ka filluar t’i kushtojë rëndësi më të madhe temave moderne, mes këtyre është edhe Qytetet Inteligjente, duke qenë se shumë universitete dhe organizata ndërkombëtare, të tilla si UNESCO dhe ICESCO i kanë kushtuar rëndësi të madhe kësaj teme. Ka shumë vende në …
OA Optime SQ

Vlerësimi i njohurive, qëndrimeve dhe sjelljeve rreth hiv/aids tek studentët e Albanian University

Lumturi Merkuri, Erda Qorri
Të rinjtë 15-24 vjeç janë veçanërisht vulnerabël ndaj infeksionit HIV duke mbetur në qendër të pandemisë HIV/AIDS. Pavarësisht progresit të bërë globalisht dekadën e fundit, me një rënie prej 46% të infeksioneve të reja HIV tek të rinjtë 15-24 vjeç, dy nga shtatë infeksione të reja HIV në 2019, ishi…
OA Optime SQ

Profili kimik i vajit esencial të Salvia Officinalis nga zona e Leskovikut, Shqipëria jug-lindore

Kleva Shpati, Aurora Napuçe, Erda Qorri, Aurel Nuro et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Salvia officinalis nga zona e Leskovikut. Kjo zonë shtrihet në Jug-Lindje të Shqipërisë në kufi me Greqinë dhe është pjesë e luginës të Lumit Vjosa. Salvia officinalis është një bimë natyrore në rajonin e Mesd…
OA Optime SQ

Vepra “Plaku dhe deti” i Ernest Hemingway, agonia e autorit apo një përshkrim i përpjekjeve të vazhdueshme të njerëzimit?

Bledar Kurti
Vepra Plaku Dhe Deti, nga Ernest Hemingway, u botua në vitin 1952 dhe iu dha Çmimi Pulitzer i vitit 1953 për letërsinë. Një vit më vonë, në 1954, Hemingway fitoi Çmimin Nobel në Letërsi “për mjeshtërinë e tij në artin e rrëfimit, demonstruar së fundmi në veprën Plaku Dhe Deti ...” Pas një suksesi ka…
OA Optime SQ

Oleuropeina një agjent i ri terapeutik në parandalimin e diabetit tipi 2. Raportimi i një studimi klinik

Patricia Daliu, Giuseppe Anunzziata
Në ditët e sotëshme diabeti tipit 2 jo insulino vartës është shndërruar në një problem global në mbarë botën. Në këtë crregullim metabolik kontrolli i homeostazës së glukozës është qëllimi kryesor si për parandalimin ashtu edhe për trajtimin e patologjisë. Udhëzimet shkencore po rekomandojnë produke…
OA Optime SQ

Modernizimi urban me tipare socialiste i qyteteve tradicionale shqiptare

Agron Mesi
Në këtë tekst, vëmendje studimore do të marrë periudha e modernizimit socialist të Shqipërisë, dhe pikërisht një nga dukuritë më përfaqësuese të saj, siç qe ajo e trajtimit të trashëgimisë urbane të së kaluarës dhe e planifikimit për rimodelimin urban të saj me tipare socialiste. Në tërësinë e tij, …
OA Optime SQ

Analizat e pesticideve klororganike dhe mbetjeve të tyre në mostra ushqimore me yndyrë dhe pa yndyrë

Aurora Napuçe, Kleva Shpati, Aurel Nuro, Erda Qorri et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analizat e pesticidet klororganike dhe mbetjeve të tyre në produkte ushqimore nga marketet e vendit tonë. Përcaktimi i këtyre ndotësve u realizua me teknikën e kromatografisë të gaztë. Analiza e tyre është realizuar në matrica ushqimore të klasifikuara pa yndy…
OA Optime SQ

Përparësitë dhe efektet e rendit juridik komunitar

Entiola Pano, Erion Pano
Themelimi i Bashkimit Europian imponoi nevojën për të “konceptuar” një sërë aktesh legjislative të cilat duhet të rregullonin marrëdhëniet mes Unionit dhe Shteteve Anëtare, mes Shteteve Anëtare, si dhe statusin dhe marrëdhëniet e çdo individi në komunitet. Fillimisht, duhej të përcaktohej mirë dhe q…
OA Optime SQ

Hemorragjia e paslindjes në Shqipëri: Një studim retrospektiv rast-kontroll

Ilta Bylykbashi, Afërdita Manaj, Edlira Bylykbashi, Mirela Rista
Hemorragjia e paslindjes (HP) është shkaku kryesor i vdekshmërisë amtare gjatë lindjes në mbarë botën. Të dhënat mbi prevalencën dhe faktorët e rrezikut të e HP në Shqipëri janë të mangëta, ndaj qëllimi i studimit është të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.