450 results

Page 31 / 38
OA Optime SQ

Përcaktimi i disa antibiotikëve në mostra uji me anë të HPLC/DAD

Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e antibiotikëve në mostrat e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës dhe të lumenjve të Lanës dhe Tiranës. Përcaktimi i antibiotikëve në mostrat e ujit është një analizë e rëndësishme për shkak të përdorimeve të shumta të a…
OA Optime SQ

Bitcoin si alternativë inovative e sistemit financiar aktual

Krisdela Kaçani
Gjatë dekadave të fundit, ne kemi parë një evolucion të madh në industrinë e shërbimeve financiare drejtuar nga risitë teknologjike. Teknologjia ka qenë prej kohësh një partner i rëndësishëm në industrinë e shërbimeve financiare, duke siguruar përparime të reja, të nevojshme për industrinë e për të…
OA Optime SQ

Protezimi mbi implante/ prezantim rasti klinik

Ilmi Kryeziu, Majlinda Kryeziu, Erda Qorri
Në këtë punim, ku kemi përshkruar një rast klinik të mbiprotezimit mbi implante, kemi dashur të tregojmë një metodologji të re në protezimin e moshave geriartrike, e cila ka si avantazh jo vetëm anën estetike, por atë funksionale te këta pacientë. Falë atrofi ve të theksuara të kreshtave kockore, pr…
OA Optime SQ

Përdorimi i emrave e përveçëm të huaj në gjuhën shqipe

Elona Limaj
Në kuadër të hapjes me vendet e botës dhe të kontakteve të shumta ekonomike, politike, sociale në vitet e fundit, shqiptarët janë bombarduar me një numër të madh emrash të përveçëm të huaj, të cilët si shkruhen e shqiptohen diku, nuk shkruhen e shqiptohen diku tjetër. Kjo dukuri nuk përfshin vetëm e…
OA Optime SQ

Efektet e pandershmërisë akademike tek studentët

Drilona Llangos
Pandershmëria akademike e studentëve është një fenomen botëror, nga i cili nuk “shpëton” dhe sistemi ynë arsimor, por ndërsa rastet nga bota publikohen dhe për to merren masa ndëshkuese konkrete, në shkollat tona dëgjojmë përditë raste të kopjimit apo formave të tjera të pandershmërisë akademike dhe…
OA Optime SQ

Sindromi premenstrual dhe përhapja e tij

Joana Hankollari
Sindromi premenstrual përfshin një grup shenjash, simptomash që shfaqen një deri në dy javë përpara ardhjes së menstruacioneve, zakonisht largohen me ardhjen e tyre. Njihet botërisht impakti i sindromit në cilësinë e jetës së femrave në grupmoshën e tyre më produktive, sidomos forma e moderuar dhe e…
OA Optime SQ

Përcaktuesit makroekonomikë dhe bankarë të përfitimit të bankave në Shqipëri

Fatmira Kola, Erjon Sula
Sektori bankar ka një rol kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi. Ekonomitë e vendeve në zhvillim karakterizohen nga kërkesa e lartë për kredi duke rritur investimet. Rritja e kreditimit gjeneron të ardhura nga interesat për bankat. Këto të ardhura janë edhe më të larta në rastet kur tregu karakter…
OA Optime SQ

Aspekte mbi pozitën procedurale të personit të tretë në procesin gjyqësor civil

Ergys Gashi
Personi i tretë është subjekt me rol të kufi zuar në procesin gjyqësor civil, të drejtat procedurale të të cilit nuk shtrihen deri në disponimin e gjykimit apo të objektit të padisë. Ai ndërhyn ose thirret në një çështje gjyqësore në vazhdim, duke u pozicionuar në mënyrë të caktuar ndaj palëve, dhe …
OA Optime SQ

Krahasimi i legjislacionit farmaceutik të Kosovës me kërkesat e bashkësisë evropiane

Fitim Alidema, Flakron Alidema, Arieta Hasani, Mirzade Krasniqi
Rëndësia e legjislacionit farmaceutik të një vendi konsiston në vendosjen e rregullave, ligjeve, akteve nënligjore dhe të vendimeve, në bazë të të cilave zhvillohet puna e përditshme në institucionet shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik, në veçanti. Struktura e legjislacionit farm…
OA Optime SQ

Rezultatet fillestare të politikës arsimore dhe kulturore të qeverisë së Vlorës

Nevila Mehmeti, Ndriçim Mehmeti
Studimi sjell në vëmendje një nga çështjet kryesore me të cilat u përball qeveria e përkohshme e Isamil Qemalit menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Duhet thënë që në fi llim se shqiptarët e kishin të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe nën sundimin e Perandorisë Osmane e për pasojë, …
OA Optime SQ

Korrigjimi ortopedik i malokluzionit të klasës së III-të me anë të zgjeruesit të shpejtë dhe avancimi i maksilës me anë të maskës faciale në një pacient në përfundim të rritjës

Ela Dodaj, Fation Subashi
Paraqitje rasti të një pacienti mashkull 13 vjeç me malokluzion dhe profi l skeletik të klasës së III-të dhe me praninë e një kafshimi të kryqëzuar anterior dhe devijim skeletik. Malokluzioni i klasës së III-të u korrigjua me anë të një zgjeruesi të shpejtë me rrafshe posteriore (McNamara) dhe me m…