928 results

Page 76 / 78
OA Kosova SQ

Arsimimi i të rriturve në Kosovë pas luftës së dytë botërore

Arben Berisha
Arsimimi i të rriturve, ose siç është shkruar dhe njihet si lufta kundër analfabetizmit është temë që përfshinë periudhën e viteve të pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990 kur sistemi arsimor në Kosovë mbyllet nga masat e dhunshme serbe. Në temë është përshkruar gjendja politike në vend pas…
OA Kosova SQ

Ndikimi i revolucionit xhonturk në nacionalizmin Shqiptar

Gentrit Smakaj
Studimi ynë do të shqyrtojë dhe vlerësojë ndikimin e Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 në nacionalizmin shqiptar. Për të analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse Lëvizjen Nacionaliste Shqiptare gjatë periudhës së dytë kushtetuese dhe ndikimin e Revolucionit Xhonturk, është i nevojshëm një shqyrtim i …
OA Kosova SQ

Justifikimi i intervenimit të NATO-s në Kosovë në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare

Hamit Kaba
Artikulli merret me politikën e SHBA-së ndaj Kosovës në vitet 1998-1999, periudhë e shkurtër por me rëndësi shumë të madhe për fatin e shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje trajtohet në tri pjesë: përmes një hyrjeje apo begraundi historik që fokusohet në politikën amerikane ndaj Kosovës në vitet 1990-…
OA Kosova SQ

Vendosja e administratës shqiptare në Kosovën e liruar

Jeton Idrizi
Në përgjithësi, Ballkani kishte një pozitë shumë të volitshme gjeostrategjike për çdo pushtues. Kjo ishte edhe arsyeja se pse u sulmua Shqipëria në prill 1939, pastaj Greqia në tetor 1940 si dhe Jugosllavia në prill të vitit 1941. Në terma strategjikë, ekonomikë por edhe ushtarakë, Kosova ka qenë çd…
OA Kosova SQ

Kontributi i Medresesë “Alauddin” në strehimin e studentëve shqiptarë gjatë vitit 1990 pas dëbimit nga universiteti dhe konviktet nga regjimi Serb

Drin Aliu
Medreseja e Ulët shqiptare (“Aluddin”) u hap dhe e filloi punën e saj edukativo-arsimore më 01.11.1951 në qytetin e Prishtinës. Medreseja e Ulët shqiptare funksiononte në kuadër të institucionit të Bashkësisë së Fesë Islame (BFI). Kjo shkollë fetare filloi veprimtarinë e saj edukativo-arsimore në ko…
OA Kosova SQ

Zhvillimet politike në Pejë nga plenumi i Brioneve deri te kërkesa për Republikën e Kosovës

Kosovar Basha
Ky studim hedh dritë mbi zhvillimet politike në qytetin e Pejës në vitet 1966-1968. Duke shfrytëzuar dokumente arkivore të Arkivit të Kosovës, Arkivit të Pejës, literaturës relevante, autori trajton me kujdes aspektet politike të periudhës së sipërpërmendur. Plenumi i Brioneve dhe impakti i tij në j…
OA Kosova SQ

Aspekte shoqërore, politike dhe kulturore në prag të kryengritjes së vitit 1910 në Kosovë në dritën e shtypit shqiptar

Ardita Hajdari
Në shtypin shqiptar të kohës gjejmë të dhëna me interes për rrethanat shoqërore, politike dhe kulturore në prag të kryengritjes së vitit 1910 në vilajetin e Kosovës. Shpallja e Kushtetutës apo Hyrietit kishte ngjallur shpresa në mesin e shqiptarëve për autonomi në administrim dhe arsimim në gjuhën s…
OA Kosova SQ

Vëzhgime të përgjithshme mbi procesin emancipues të grave Shqiptare në shekullin XX

Mrika Limani, Fatmir Arifi
Lëvizjet emancipuese të grave kanë lënë gjurmë të ndjeshme në historinë e zhvillimit të vetëdijes qytetare, por edhe në mënyrë specifike qoftë në pikëpamja teorike në shumë fusha disiplinore, siç është filozofia, sociologjia, letërsia, psikologjia e historia, deri të ato praktike me veprimtaritë k…
OA Kosova SQ

Demilitarizimi i ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në trupat mbrojtëse të Kosovës

Miftar Kurti
Paraqitja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), fillimisht përmes komunikatave e dikur edhe përmes aksioneve ushtarake, pati jehonën dhe ndikimin e vet në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Ajo kishte zgjuar aq shumë kureshtjen sa nuk kishte zyrë as diplomat e politikan në Parlamentin dhe në U…