1,214 results

Page 11 / 102

Përbërësja e leksikut me burim nga gegërishtja në Shqipen e përbashkët letrare

Anila Omari
Artikulli ka për qëllim të tregojë se një pjesë e mirë e leksikut të shqipes standarde, e mbështetur mbi bazën e toskërishtes, e ka prejardhjen nga letërsia gege. Autorja është përpjekur, me mjetet gjuhësore që ka në dispozicion, të përcaktojë zanafillën gege të përhapjes së disa kategorive leksema…

Rreth veprës për një shqipe “të gjithakushme edhe të gjithakundme” & të tjera vepërza, përkujdesja e botimit dhe studimi krahasues nga Dhori Qiriazi

Anila Omari
Vepra e vëllimshme e përgatitur nga Dhori Qirjazi u kushtohet disa kontributeve minore të Kamardës, që kanë mbetur në hijen e veprave të tij madhore “Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (Livorno, 1864) dhe “Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (P…

Përtej aljamiados: Tekstet shqipe letrare të traditës islame me alfabet grek

Fatos Dibra
Në këtë punim do të prezantojmë disa rezultate të një pune ende në vijim mbi disa tekste të traditës islame, të shkruara me alfabet grek nga autorë bektashianë. Dukuria meriton një vëmendje specifike për shkak se përbën një shembull të pa marrë parasysh sa duhet (përveç përpjekjeve tona) në studimet…

Tryezë shkencore “Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”

Evalda Paci
Më datën 27 prill 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), organizoi tryezën shkencore me temë ”Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”…

Gjuha shqipe standarde dhe fjalori kombëtar

Hajri Shehu
Ne kemi një gjuhë standarde dhe është përgjegjësi e Fjalorit tonë kombëtar të paraqesë këtë gjuhë standarde, që vjen nga parimi kryesor leksikografik: kodifikohet gjuha që përdoret realisht. Autori argumenton se Fjalorët kombëtarë të shqipes kanë ligjshmuar objektivisht atë që realisht ka gjuha e më…

Rreth ndihmesës së Nelo Drizarit në leksikografinë anglisht-shqip e shqip-anglisht

Valter Memisha
Në SHBA përmbi 100 e ca vjet jeton një komunitet shqiptar nga i cili kanë dalë figura të shquara, si F. Noli, F. Konica, K. Çekrezi, Q. Panariti, P. Prifti etj., që i kanë dhënë shumë kulturës sonë kombëtare. Midis tyre veçohet dhe Nelo Drizari (Zenel Hysen Sulaj) (1902-1976), i njohur si gazetar, s…