1,214 results

Page 39 / 102

Simbolika e “këngës” në romanin “Kënga shqiptare” të Kasëm Trebeshinës

Belfjore Qose
Kënga njeh vlerën e përjetësisë së saj si krijim, e aftë të kalojë nëpër epoka, të frymëzojë njerëz të kohëve dhe vendeve të ndryshme. Kënga merr vlerën e të mbinatyrshmes, pikërisht nga universalizmi i saj. Estetika e së bukurës na frymëzon të shohim gjithçka që na ndjell të bukurën, si një marrëdh…

Vijimësi dhe risi në sistemin gramatikor të gjuhës shqipe: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” nga Kolec Topalli

Anila Omari
Vepra e fundit e Prof. Kolec Topallit “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2011, 1737 f.) është përfundimi dhe produkti i një pune disavjeçare në fushën e gramatikës historike të shqipes, të pasqyruar në katër monografi të plota për fushat më të rëndësishme të sistemit morfologjik të shqi…

Trajtimi i rrethanorit në gramatikat e shqipes: vëzhgim historiko-kritik

Anila Kananaj
Trajtimi i kategorisë së rrethanorit në gramatikat e shqipes është një çështje e rëndësishme sintaksore, e cila nuk ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e albanologëve shqiptarë. Nëpërmjet një vëzhgimi historiko-kritik, ky studim synon të paraqesë zhvillimin e mendimit gjuhësor për rrethanorin, duke nx…

Shkodifikimi i mitit të murimit në urë në një roman të Kadaresë

Elida Qenami
“Ura me tri harqe” u botua si pjesë përbërëse e trilogjisë me të njëjtin titull. Dy veprat e tjera ishin: “Pashallëqet e mëdha” dhe “Muzgu i perëndive të stepës” (1978). Sipas vetë shkrimtarit, kjo përzgjedhje për t’i botuar këto tri proza në të njëjtin vëllim, ishte një rastësi që i jepte një karak…

Për veprën gjuhësore “gramatikë historike e gjuhës shqipe” të akademikut Kolec Topalli

Ethem Likaj
Elementet e para të gramatikës historike të shqipes zënë fill gati një shekull e gjysëm më parë. E në atë kohë nuk mund të niste ndryshe, veçse nga një i huaj, por me autoritetin elitar më të lartë. Ai ishte F. Boppi. Emri i tij bëri që pas këtyre “thërrimeve” të para gramatikore të shqipes të rrëmb…

Huazimet nga anglishtja në terminologjinë e së drejtës në gjuhën shqipe

Svjetllana Titini
Ndryshimet në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit tonë pas viteve ‘90 u pasqyruan gjerësisht edhe në gjuhë, në mënyrë të veçantë në leksik. Ajo që bie në sy, në këtë periudhë, janë përmasat shqetësuese që mori dukuria e huazimit për shkak të hyrjes së pakontrolluar të fjalëve të huaja në…

Udhëzues të pikësimit në gjuhën shqipe

Adelina Çerpja
The first summary of rules of punctuation in the Albanian language was published in 1981 in the form of a draft. Given the demand for this publication, the need to revise based on various observations and to complete it, these rules of punctuation in Albanian language was reprinted in 2002. The prin…