1,214 rezultate

Faqja 11 / 102

A është gjuha Rome në Shqipëri një gjuhë e rrezikuar?

Kristina Jorgaqi
Në këtë punim synohet të bëhet një vlerësim paraprak i situatës sociolinguistike të gjuhës rome në Shqipëri për të përcaktuar shkallën e rrezikimit apo vitalitetit të saj, mbështetur në kriteret e propozuara në dokumentin e UNESCO-s të v.2003. Duke marrë për bazë konstatimet si dhe kuadrin ligjor pë…

Lektorium etnonimi shqiptar - shfaqja dhe shndërrimet e tij funksionale deri në shek. XVIII

Bardhyl Demiraj
Në kuadrin e lektoriumeve të institucionalizuara tashmë në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, në datën 3 tetor 2022 prof. dr. Bardhyl Demiraj, ish punonjës i IGJL-së dhe sot drejtues i Qendrës Albanologjike pranë universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, mbajti një ligjëratë me temë “Etnonimi …

Rreth ndihmesës së Nelo Drizarit në leksikografinë anglisht-shqip e shqip-anglisht

Valter Memisha
Në SHBA përmbi 100 e ca vjet jeton një komunitet shqiptar nga i cili kanë dalë figura të shquara, si F. Noli, F. Konica, K. Çekrezi, Q. Panariti, P. Prifti etj., që i kanë dhënë shumë kulturës sonë kombëtare. Midis tyre veçohet dhe Nelo Drizari (Zenel Hysen Sulaj) (1902-1976), i njohur si gazetar, s…

Kontributi i Joklit për etnogjenezën e shqiptarëve në një analizë kritike të veprës së Seliščevit

Anila Omari
Në fillim të shek. XX ndryshoi qasja ndaj autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre aktuale, e cila në shek. XIX nuk vihej në dyshim. Sidomos me studimet e romanistit e ballkanologut G. Weigand, midis gjuhëtarëve u përhap teza trake e prejardhjes së shqiptarëve, që nënkuptonte një imigrim nga troj…

Rreth veprës për një shqipe “të gjithakushme edhe të gjithakundme” & të tjera vepërza, përkujdesja e botimit dhe studimi krahasues nga Dhori Qiriazi

Anila Omari
Vepra e vëllimshme e përgatitur nga Dhori Qirjazi u kushtohet disa kontributeve minore të Kamardës, që kanë mbetur në hijen e veprave të tij madhore “Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (Livorno, 1864) dhe “Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese” (P…

Përtej aljamiados: Tekstet shqipe letrare të traditës islame me alfabet grek

Fatos Dibra
Në këtë punim do të prezantojmë disa rezultate të një pune ende në vijim mbi disa tekste të traditës islame, të shkruara me alfabet grek nga autorë bektashianë. Dukuria meriton një vëmendje specifike për shkak se përbën një shembull të pa marrë parasysh sa duhet (përveç përpjekjeve tona) në studimet…

Tryezë shkencore “Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: Ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”

Evalda Paci
Më datën 27 prill 2022, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), organizoi tryezën shkencore me temë ”Qasje shkencore mbi veprën e Etëhem Haxhiademit: ftesë e shtysë për një rilexim të dramatikës së tij”…

Gjuha shqipe standarde dhe fjalori kombëtar

Hajri Shehu
Ne kemi një gjuhë standarde dhe është përgjegjësi e Fjalorit tonë kombëtar të paraqesë këtë gjuhë standarde, që vjen nga parimi kryesor leksikografik: kodifikohet gjuha që përdoret realisht. Autori argumenton se Fjalorët kombëtarë të shqipes kanë ligjshmuar objektivisht atë që realisht ka gjuha e më…