1,214 rezultate

Faqja 17 / 102

Përrallëzat “e Santorit” përkthim/krijimtari/përshtatje - motive dhe burime

Arian Leka
Pavarësisht se, në tërësinë e vet, krijimtaria e Franqisk Santorit nuk ka ende vëmendjen, vlerësimin dhe vendin e merituar në studimet filologjike dhe është përfaqësuar me zë jo të plotë e të drejtpërdrejtë autorial në tekstet shkollore, studiuesit që janë marrë në mënyrë të thelluar me krijimtarinë…

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…

Bardhyl Demiraj: areali kulturor i veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017

Evalda Paci
Viti 2017 është shënuar nga realizimi i një botimi të rëndësishëm në fushë të gjurmimeve albanologjike e pikërisht nga ai me titull Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XIX, Botime Onufri, Tiranë, 2017, me autor studiuesin Bardhyl Demiraj. Prej vitesh tashmë disponojmë në bibliotekat dhe tavolinat …

Kinizmat dhe kalkimet me përmbajtje kineze në letrat shqipe në romanet “Koncert në fund të dimrit” (I. Kadare) dhe “Dragoi i fildishtë” (F. Kongoli) e ndonjë tjetër

Ruzhdi Stringa
Kur përmend letra të shkruara, nisur nga qëllimi i vënë që në titull, do të mbaj parasysh fillimisht letërsinë, dhe pastaj lajmëtarinë. Veprat letrare lexohen më shumë për kënaqësi, por edhe për njohuri, më pak për informim; lajmet lexohen, në përgjithësi, për t’u informuar. Këtë nuk e them unë i pa…