1,214 rezultate

Faqja 32 / 102

Tubimi i 5-të kulturor shkencor gjermano-shqiptar “Gjuha dhe kultura e shqiptarëve- dimensione kohore dhe hapësinore” (Buçimas 5-7 qershor 2014)

Anila Omari
Është bërë tashmë një traditë, e filluar nga viti 2002, organizimi i rregullt i një konference ndërkombëtare albanologjike nga Dega e Albanologjisë e universitetit Ludwig-Maximilian të Mynihut, e drejtuar nga prof. Bardhyl Demiraj dhe me nismën dhe vullnetin e tij të përtërirë çdo tre vjet, në bashk…

50- vjetori i revistës “Studime Filologjike” - Ngjarje e shënuar në historinë e Studimeve Albanologjike

Ludmila Buxheli
Viti 2014 përkon me një ngjarje të shënuar në historinë e shkencave gjuhësore e letrare në fushë të shqipes, 50-vjetori i themelimit të revistës shkencore “Studime filologjike”. Revista shkencore “Studime filologjike” u themelua në vitin 1964. Ajo ishte vijuese e pjesës filologjike të revistës së më…

Mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe

Gustav Meyer
Nga “Rruga detare” në Korfuz shijohet pamja e maleve shqiptare. Këtej jeta e harlisur në dritën e kthjellët të pranverës, ullishtat e ndritshme dhe portokallet me gjethet e tyre të errëta, dhe nga lart, të ndara vetëm nga ngushtica e vogël e detit, sundojnë lartësitë e errëta e të zymta. Fshatra të …

Një vështrim bibliografik-statistikor për lëndën gjuhësore të revistës “Studime Filologjike” (1964–2013)

Adelina Çerpja, Emil Lafe
“Studime filologjike” si vijuese e revistave pararendëse “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës - Seria e shkencave shoqërore” (1957–1963) dhe “Buletin i Institutit të Shkencave” (1948–1957), është revista qendrore filologjike në Shqipëri. Ajo ka luajtur një rol të veçantë në zhvillimin të gj…

Vilma Proko - Jazexhiu, Leksiku terminologjik i agronomisë në gjuhën shqipe, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2012, 178 faqe

Hajri Shehu
Agronomia, si degë e bujqësisë lidhet drejtpërdrejt me fusha e disiplina të vetat, sidomos me pedologjinë, fitotekninë, agrokiminë, makinat bujqësore, pemëtarinë, perimtarinë, lulëtarinë, mbrojtjen e bimëve, pylltarinë etj. Ajo lidhet afras me botanikën, zoologjinë etj. Tërthorazi, lidhet me shkenca…

Petro Marko mes së vërtetës dhe trillimit

Merita Bruci, Vittorio Stamerra
Me këto fjalë Petro Marko1 përpos paktit që ka nënshkruar me historinë ka nënshkruar njëherazi edhe një pakt me lexuesin e tij. Ai ka zgjedhur qëllimshëm të jetë rrëfimtar dhe dëshmitar i një jete “që nuk u jetua vetëm, por paralel me historinë dhe me njerzit”. Interesimi im si studiuese e lexuese p…