Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,214 rezultate

Faqja 2 / 102

Prirje të zhvillimit të terminologjisë shqipe pas Luftës së Dytë Botërore

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia shqipe pas LDB-së mori kahe të duhura shkencore. Jo vetëm se, si çështje mori vëmendje edhe më të madhe nga gjuhëtarë, por edhe u krijuan kushte më të mira për përudhjen e saj. Filluan të botoheshin revista shkencore, në të cilat zinin vend probleme të ndryshme të kësaj fushe, u themel…

Neologjizmat dhe planifikimi leksikografik në gjuhën shqipe

Adelina Çerpja
Neologjizmat janë një nga treguesit më të dukshëm të zhvillimit leksikor. Ky punim trajton rëndësinë e neologjizmave, duke u përqendruar në identifikimin, stabilizimin dhe institucionalizimin e tyre në burimet normative dhe leksikografike të shqipes. Studimi ndërthur trajtimin teorik me disa vëzhgim…

Për një hapësirë më të gjerë të gjuhësisë së diskursit në mendimin gjuhësor shqiptar

Tomorr Plangarica
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi zhvillimet në etapën e tanishme të një hullie të veçantë kërkimi në shkencat e ligjërimit, që po njihet përgjithësisht me emërtimet “gjuhësi e diskursit” ose “analizë e diskursit”; synohet, gjithashtu, të sillen argumente për nevojën e thellimit të shqyrtime…

Ndikimi gjuhësor-kulturor sllav në ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut – një narrativ shkencor-filologjik

Bardhyl Demiraj
Ky studim është pjesë e një projekti individual që po zhvillon dhe boton dora-dorës shkruesi i këtyre radhëve lidhur me ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut si libri i parë i botuar shqip që njohim deri sot (Demiraj 2023, 2024, 2025, 2026a – në shtyp, 2026b – në shtyp). Këtu kemi marrë në analizë çështjen e nd…