Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,214 rezultate

Faqja 4 / 102

Habitorja e shqipes – prototipia kategoriale dhe vendi i saj në sistemin foljor të shqipes

Leonard Dauti
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi çështje teorike e metodologjike që lidhen me përcaktimin e statusit të habitores brenda sistemit foljor të gjuhës shqipe. Qëllimi i punimit është të ofrojë një qasje sa më të argumentuar në lidhje me vendin e habitores në raport me mënyrat e tjera të këtij s…

Të dhënat dokumentare dhe historiku i njohjes së teksteve të vjetra shqipe

Evalda Paci
Në këtë trajtesë synohet të vihet në dukje rëndësia e disponimit të të dhënave konkrete mbi jetëshkrimin e autorëve që përfaqësojnë periudhat më të hershme të zhvillimit të kulturës së shkrimit shqip dhe të historisë së letërsisë së shkruar shqipe. Të tilla të dhëna në disa botime shënohen në mënyrë…

Vështrime për drejtshkrimin e ë-së së patheksuar mbështetur në të dhëna nga nxënësit e arsimit 9-vjeçar

Artan Xhaferaj
Ky punim trajton një çështje të rëndësishme të drejtshkrimit të shqipes, atë të /ë/-së së patheksuar. Edhe pse është një çështje e ndërlikuar, e debatuar dhe e trajtuar gjerësisht ndër gjuhëtarët shqiptarë, në punimet e mëparshme kanë munguar të dhënat nga nxënës të shkollave 9-vjeçare për përvetësi…

Pluraliteti metodologjik është forcë. Forca është kualitet

Emine Sadiku
Vepra e botuar me tematikë shkencore e Tomorr Plangaricës është shumë e gjerë për nga vëllimi, shumë e thellë për nga mendimi, shumë ndikuese nga emocioni. Në rastin e këtij shkrimi nuk do të merrem me mbarë veprën e botuar të Tomorrit (që e kam lexuar me shumë interes dhe përfitim), por do të përqe…

Prania në paprani

Tomorr Plangarica
Ky studim, i përqendruar në analizën e poezisë së D. Agollit “Kur të jesh mërzitur shumë” (që poetizon dhembjen që shkakton ndarja nga njeriu i dashur dhe meditimet ekzistenciale që përqasin idenë e përkohshmërisë së qenies sonë me atë të një pranie në përhershmëri), synon që përmes analizës pragmat…