Articles Journals Publishers Subjects

1,214 results

Page 8 / 102

“Doktor Gjëlpëra” dhe gazeta “Dielli”, lexime të kryqëzuara

Laura Smaqi
Në një mënyrë të pazakontë për letrat shqipe, proza e Konicës Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, kujton që në titull një ngjarje reale historike, vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, më 6 prill 1924. Në literaturën studimore ka pasur mjaft diskutime në rrjedhë të kohës p…

“Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Përmbledhja me titull “Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe” përmban disa punime që kanë objekt të vëmendjes autorë a vepra që prej vitesh janë pjesë e kërkimeve dhe e interesave studimore të kolegëve të Departamentit të Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Le…

“Propozime për drejtshkrimin” – pikënisje për përmirësimin e drejtshkrimit të shqipes

Rami Memushaj
Norma gjuhësore, si shumatore e ndryshimeve gjuhësore që ndodhin në praktikën ligjërimore të folësve dhe e vëmendjes së planifikuesve gjuhësorë ndaj saj, nënkupton ndërhyrjen për përmirësimin e zgjidhjeve të veçanta të saj që paraqiten të vështira për t’u zbatuar në të shkruar e në të folur. Nga kët…

Leksikografí

Hajri Shehu
Ka togfjalësha (në metagjuhën leksikografike: thënie) – emër + emër ose emër + mbiemër me bashkëlidhje: kuptim i drejtpërdrejtë + kuptim i drejtpërdrejtë (boshti i qerres) ose kuptim i drejtpërdrejtë + kuptim i prejardhur (boshti i Tokës). Tek togfjalëshi i dytë, bosht është rikuptimësuar (në astron…

Romani “Sofia kominiate” i Santorit dhe “të fejuarit” e Manzonit: ngjashmëri dhe dallime

Klara Kodra
Santorin mund ta konsiderojmë të parin romancier shqiptar falë veprës së tij të pabotuar arbërisht (romanin “Sofia Kominiate”), të cilësuar pozitivisht dhe nga De Rada në revistën e tij “Fjamuri i Arbërit”. Cilësimi i De Radës tërheq vëmendjen ndaj veçantisë së këtij përpilimi të Santorit, i cili gr…

Lektorium: Morfologjia e sistemit rasor në gjuhën shqipe (Rikonceptualizim i kundërvënieve sinkronike) – nga Dr. Leonard Dauti

Anila Omari
Në datën 23 maj 2023 dr. Leonard Dauti, punonjës shkencor i Departamentit të gramatikës dhe të historisë së gjuhës pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të ASA-s, mbajti ligjëratën “Morfologjia e sistemit rasor në gjuhën shqipe (rikonceptualizim i kundërvënieve sinkronike)”. Kjo ligjëratë vje…

Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar

Tomorr Plangarica
Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij. Interpretimet në lidhje me vlerat e p…

Katekizmi i Elbasanit me alfabetin e Todhrit nga mesi i shekullit XIX

Yll Rugova
Në mesin e kodikëve që ndodhen në AQSH është edhe një fletore nga Elbasani me shkrime në gjuhën greke, në mesin e të cilave janë edhe disa faqe në shqip me alfabetin e Todhrit. Përmbajtja e shkrimit është një katekizëm i botuar nga Adamantios Korais (1748–1833) përkthyer në shqip nga një autor i pan…

Anila Omari: Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), përmbledhje studimore me kontribute të përzgjedhura të koleges Anila Omari përbën një prej botimeve më të fundit reflektuese të veprimtarisë shkencore të saj. Në lëndën e kësaj përmbledhjeje tërheq vëmendjen një konfigurim i arsyetuar trajtesash, që …