Artikujt Revista Botuesit Lëndët

432 rezultate

Faqja 32 / 36
OA Univers SQ

Konventat ndërkombëtare mbi përfaqësimin diplomatik dhe rastet praktike të funksionimit të tyre

Saimir Shatku, Armand Skrapi
Marrëdhëniet diplomatike janë tepër të rëndësishme dhe luajnë rol kryesor, për sa i përket afirmimit dhe zhvillimit të tyre në arenën ndërkombëtare, me  qëllim përforcimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve, nga ana e shumë shteteve janë ndërmarrë nisma të plota ligjore, në kuadër të vënies n…
OA Univers SQ

Analizë sociologjike e fesë, edukimit dhe familjes: Shembulli i rolit të gruas në Islam

Matilda Likaj Shaqiri
Institucionet sociale janë baza kryesore e strukturës së shoqërisë. Ato nuk kontribuojnë vetëm në ndërtimin dhe funksionimin e shoqërisë, por edhe pasurojnë formën kulturore dhe elementët e saj, si dhe mundësojnë transmetimin e saj në shtrirje të gjera kohore. Për të arritur një analizë të suksesshm…
OA Univers SQ

Sistemi emëror i të folmes së Istogut me rrethinë

Sejdi Gashi
Sistemi emëror në arealin gjuhësor të Istogut me rrethinë nuk ndryshon shumë nga ai i gjuhës letrare, por as nga të folmet e tjera të gegërishtes verilindore, mirëpo, krahasuar me shkrimet e vjetra të shqipes, dallimet janë të theksuara, p.sh.: numri më i vogël i rasave, ndryshimet në kategorinë e e…
OA Univers SQ

Komunikimi muzeor si dëshmi e lashtësisë dhe e identitetit kombëtar

Anisa Hykaj
Dil, ec e shko kudo – muzeun vizito! Me trashëgiminë e të parëve, komuniko! Libri “Komunikimi Muzeor” i autorit Shefki Stublla, i përbërë prej    dy vëllimesh, është një studim teorik e praktik, hulumtim i mirëfilltë tërësor. Autori, në cilësinë e profesorit, synon t’u përcjellë st…
OA Univers SQ

Vlerat e objekteve të kultit musliman të shkatërruara nga monizmi

Prof. Dr. Valter Shtylla
Këtë artikull, si intelektual dhe restaurator, e quaj si detyrim ndaj ndërgjegjes së popullit tim, e lënduar veç të tjerave edhe nga privimi i lirisë së besimit fetar, që e ka kompaktësuar popullin në momentet e duhura historike dhe e ka bërë më të pastër shpirtin dhe më të edukuar karakterin e tij …
OA Univers SQ

Në themel të humanizmit - jeta e njeriut

Muharrem Dardha
Të jesh human do të thotë të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve. Nuk mund të ndihesh i lumtur, veçse duke i dashur njerëzit dhe duke ua uruar lumturinë siç e uron për veten tënde. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë në një hadith se, askush prej jush nuk e ka besimin të plotë, derisa të d…
OA Univers SQ

Rikthimi i motiveve mitike në letërsi

Msc. Fikret Ramadani
Rimarrja e motiveve mitike në krijimtarinë letrare bashkëkohore, dhe jo vetëm, është dukuri e njohur dhe e studiuar mjaftueshëm në letërsi. Motive të tilla janë të  pranishme  në shumë prej veprave të Ismail Kadaresë, ose thënë ndryshe, kanë qenë një sofër prej së cilës është ushqyer vazhd…
OA Univers SQ

Një monografi për zhvillimin e kulturës shqiptare me ndikime orientale

Prof. Dr. Emil Lafe
Mbi librin e Nehat Krasniqit, “Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare”. Instituti Albanologjik. Prishtinë, 2017 Ky  libër  i  Prof.  Dr.  Nehat  Krasniqit,  hulumtues  i  njohur i periudhës osmane në historinë dhe kulturën e sh…
OA Univers SQ

Për një vizion më të avancuar në menaxhimin e konvikteve studentore në trojet shqiptare dhe në Ballkan

Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj
Nevoja për ngritjen e konvikteve ishte e pranishme me hapjen shkollave islame, në Shqipëri dhe në Ballkan. Normalisht, konviktet ndërtoheshin pranë çdo medreseje dhe ishin strehë për të rinjtë muslimanë, veçanërisht atyre që vinin nga zona dhe territoreve të thella rurale.    &nb…
OA Univers SQ

Vlerësimi i cenueshmërisë mbi objektet e infrastrukturës kritike, të kërcënuara nga ekstremizmi dhe siguria kombëtare

Luan Qafmolla
Për të vlerësuar rrezikun nga kërcënimet e grupeve ekstremiste mbi objektet e një rëndësie të veçantë dhe posaçërisht mbi reaktorët, centralet bërthamore ose ndërtesat e përpunimit dhe të ruajtjes së mbetjeve radioaktive është e nevojshme dhe e domosdoshme të parandalojmë në kohë aksionet dhe veprim…
OA Univers SQ

Mbi historinë e parrëfyer detare të shqiptarëve

Ardian Muhaj
Edhe pse jemi një nga popujt që kemi jetuar në brigjet e Mesdheut për mijëra vite, jemi ndoshta të vetmit mesdhetarë që pothuajse nuk i kemi lëvruar studimet e historisë detare. Duket në  fakt e pabesueshme se sa pak studime mbi detin janë ndërmarrë nga shkenca shqiptare në përgjithësi dhe nga …
OA Univers SQ

Pjesëmarrja e medresistëve në demonstratat e vitit 1981

Prof. Adem Ademi
Trajtimi i ngjarjeve të mëdha politike që kanë ndodhur në një periudhë jo të largët të zhvillimeve historike dhe të përpjekjeve kombëtare shqiptare për çlirim nga pushtuesi  sllavo-komunist, për çdo studiues  është  një  proces  hulumtues  i  mundimshëm dhe përgjegjësi e madhe intelektuale.  Paraqit…