432 results

Page 25 / 36
OA Univers SQ

Përkthimet në revistën Edukata Islame në dy dekadat e para të saj (1971-1991)

Dr. Sedat Islami
Përkthimi është një formë e vjetër e komunikimit ndërmjet njerëzve, popujve, kulturave dhe shkencave. Përkthimi nuk është tregues i vobektësisë së një kulture a shkence. Përkundrazi, qytetërimi islam është dëshmia më e fuqishme e kësaj. Në vitet e arta të tij, qytetërimi islam e shndërroi përkthimin…
OA Univers SQ

Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit

Dr. Valmire Batatina Krasniqi
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njerëzit e tjerë që duan të mësojnë mesazhet kuranore, sigurisht që përkthimi i literaturës kuranore dhe interpretimi i tij …
OA Univers SQ

Prurje të reja për historinë e alfabetit të shqipes

Prof. ass. dr. Sejdi Gashi
Studimi me titull: Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, këndvështrime socio-politike dhe kulturore i dr. Shpend Avdiut, është ndër të paktët e këtij lloji në historiografinë shqiptare, por edhe përgjithësisht në studimet albanologjike te ne. Që në hyrje të këtij recensioni duhet thënë që, d…
OA Univers SQ

Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame

Vedat Shabani
Të mësuarit përgjatë gjithë jetës është prej parimeve të fesë Islame. Nëse i japim një vështrim Kuranit Famëlartë këtë do ta hasim në shumë ajete të tij, siç janë: “O Zoti im shtoma diturinë” (Taha: 114), pastaj ajeti “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm njerëzit e mençur i p…
OA Univers SQ

Rëndësia e lëndëve shoqërore e natyrore në kurrikulat e medreseve

Dr. Avni Avdiu
Sa duket e tepërt, po aq është e nevojshme të thuhet se sa shpesh duhet të përsëritet rëndësia dhe domosdoshmëria e lëndëve shoqërore në kurrikulat e medreseve. Paradoksi i kësaj çështjeje qëndron në atë se gjithsecili e pranon nevojën dhe rëndësinë e lëndëve shoqërore dhe, njëherësh, duket se pikër…
OA Univers SQ

Aspekte nga ecuria e harmonisë ndërfetare në Shqipëri

Andrea Llukani
Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri kanë qenë historikisht miqësore dhe tolerante. Shoqëria shqiptare është tërësisht laike dhe krenohet me marrëdhëniet e shkëlqyera ndërfetare që ekzistojnë në vend. Në një shoqëri pluraliste është e natyrshme të përplasen bindjet e besimeve të ndr…
OA Univers SQ

Raporti mes tekstit të shenjtë dhe atij laik në librat shkollorë të gjuhës arabe

Mersiha Čaušević
Një analizë e teksteve arabe të njëqind viteve të fundit ka treguar se libri shkollor i një grupi autorësh: Sikiriç, Pashiç dhe Hanxhiç ka mbetur në përdorim për një kohë mjaft të gjatë, aq sa gjuha në të cilën është shkruar gramatika, është e vjetruar. Në periudhën pas viteve 1990, mësimi në medres…
OA Univers SQ

Kontributi i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) në promovimin e kulturës islame, arsimit dhe shkencës shqiptare përgjatë 1996-2022

Assoc. Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) është një ndër institucionet pionierë në promovimin e kulturës, letërsisë dhe shkencave islame në Shqipërinë e pas viteve 90’. I themeluar në vitin 1996, ai ka qenë një urë e rëndësishme e ndërlidhjes së shqiptarëve të Shqipërisë dhe vendev…
OA Univers SQ

Perspektiva e fëmijëve është në dorën e shkollës, të mësuesve dhe të prindërve

Prof. As. Dr. Qazim Dushku
Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me sjelljet dhe me mënyrën e komunikimit, me mungesën e modeleve pozitive për t’ju referuar dhe imituar, me mosvlerësimin në masën e duhur të aftësive dhe mundësive që kanë fëmijët për t’i zgjidhur vetë problemet e rritjes, shkolla, familja dhe shoqëria vazhdojnë …
OA Univers SQ

Bota nën eventet dhe aksidentet berthamore të shek. XX. Fakte dhe shifra

Luan Qafmolla
Në këtë artikull do të trajtojmë efektet dhe aksidentet bërthamore të shek. XX: bombat atomike Hiroshima-Nagasaki, Japoni, (6, 9 gusht 1945); Aksidenti Çernobilit (26 Prill 1986); Tsunami dhe aksidenti bërthamorë në Fukushima-Daiçit, Japoni (11 Mars 2011). Kryesisht, situatat e sipërme kanë ardhur s…
OA Univers SQ

Një rishikim i studimit të Sociologjisë në medresetë e Bosnjë-Hercegovinës

Assoc. Prof. Dr. Mensur Husić
Një tipar shekullor i shoqërisë boshnjake është përmbajtja e saj shumëpalëshe e njohur për natyrën e saj multikulturore, multifetare dhe shumëkombëshe. Në periudhën para luftës, kundër shtetit dhe shoqërisë së Bosnjë-Hercegovinës, studimi i sociologjisë ishte njëpërmasor, i mbushur vetëm me ideologj…
OA Univers SQ

Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar

Ledio Xhoxhi
Ferexheja është një mbulesë, me anën e së cilës femrat muslimane mbulojnë fytyrën dhe trupin kur dalin nga shtëpia. Veshja e ferexhesë nuk është detyrim nga Kurani, por një metodë veshjeje, e cila ka dalë nga traditat e disa vendeve arabe. Në Kuranin e shenjtë theksohet vetëm mbulimi i trupit të fem…