432 results

Page 28 / 36
OA Univers SQ

Institucionet e artit në kontekstin e trashëgimisë kulturore

Herida Duro
Qëllimi i këtij artikulli vjen si domosdoshmëri për të kuptuar më shumë, jo vetëm në pikëpamjen e zhvillimit historik të krijimit dhe veprimtarisë së institucioneve teatrore (skenike) shqiptare, por për të gjurmuar dhe nxjerrë në pah vlerën si pasuri, në kontekstin e trashëgimisë kulturore. Këto gji…
OA Univers SQ

Fillesat e përkthimit nga gjuha Arabe në gjuhën Shqipe

Ziber Lata, Naser Ramadani
Përkthimi është një proces që lidhet drejtpërdrejt me qenësinë e gjuhës shqipe, sepse vetë dokumentet e para të gjuhës shqipe janë përkthime, dhe e njëjta gjë vlen  edhe për gjuhën arabe. Kështu që ind themelor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës arabe është përkthimi, pra nuk mund të mendohet të studiohen…
OA Univers SQ

Recension për librin “Përsiatje Kuranore – koment i 31 Ajeteve të Sures “El-Kehf”

Alban Kodra
Tefsiri, ose komentimi i Kuranit të Madhërishëm është një nga disiplinat kryesore të shkencave islame. Atë e gjejmë të lëvruar në literaturën islame shqipe që në fillesat e saj, nëpërmjet veprave të dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë shqiptarë që synojnë të sjellin në gjuhën amëtare kuptimet ku…
OA Univers SQ

Mbi disa lloje të ligjërimit në Kuran

Dr. Rexhep Suma
Libri i shenjtë, Kurani Famëlartë, është fjalë e Allahut (xh.sh.) që e  ka zbritur në periudhën kohore prej 23 vitesh mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin (a.s.). Si i tillë, ai ka sfiduar botërat dhe çdo krijesë. Kurani përçon në vetvete jetë, ilustrim dhe frymëzim shpirtëror dhe qenia njerëzo…
OA Univers SQ

Kremtimi i shkollës shqiptare në Kairo të Egjyptit

Prof. Dr. Nevila Nika
Ky është titulli i një riviste patriotiko-satirike, që nxënësit e shkollës të Bashkësisë Shqiptare në Egjypt dhanë më 27 nëntor, në një sallë të udhës “Besa” në Kairo. Më se 150 shqipëtarë u mblodhën familisht, që të vështrojnë veprën që do të luhej për të parën herë. Zoti Vasil Thomaidhi, Kryetar i…
OA Univers SQ

Përralla (Shembuj nga fshati Guri-Bardhë, Mat)

Fatma Shehu
Kultura zotëron një strukturë kornizë që mbulon nevojat materiale dhe shpirtërore të njeriut. Ajo tregon format e prodhimit dhe konsumit, tregon rregullat se si njerëzit të jetojnë në një shoqëri. Kjo strukturë ka lindur si pasojë e nevojave njerëzore. Modelet kulturore të krijuara nga secila shoqër…
OA Univers SQ

Tuzi përgjatë shekujve osmanë

Ali Bardhi, Dr. Behlul Kanaqi
Zona e Tuzit (ashtu si i gjithë rajoni përreth) dhe treva e Ulqinit, ku kemi bërë studime, bart vlera të jashtëzakonshme të një trashëgimie kulturore autoktone. E gjithë kjo hapësirë, ku rrjedhimisht bën pjesë edhe Tuzi, përgjatë historisë, i përket trashëgimisë kulturore autoktone të fisit ilir të …
OA Univers SQ

Roli i medias në “pushtimin” që i bëhet natyrës

Denisa Xhoga
Natyra është arti i Krijuesit dhe ne jemi pjesë e kësaj natyre. Por, ne po dalim gjithnjë e më tepër kundër natyrës dhe, për rrjedhojë, edhe kundër Krijuesit. Ne po denatyrohemi nga dëshira në rritje për pasuri dhe konsum. Paralelisht me denatyrimin e ndërgjegjes sonë po “i biem në qafë” edhe natyrë…
OA Univers SQ

Gjithëpërfshirja e komunikimit joverbal

Elona Zeraliu
Komunikimi sot përfaqëson një objekt studimi ndërdisiplinor dhe nuk ka grupim shkencor që të mos merret me komunikimin, duke adoptuar këndvështrimet e tyre. Sigurisht që një panoramë shkencore kaq e gjerë dhe shumëformëshe kërkon një fragmentim të dijeve disiplinore dhe secila prej tyre parashikon t…
OA Univers SQ

Konsensusi juridik islam dhe efekti i tij në evitimin e polarizimeve te muslimanët

Driton Arifi
Konsensusi i dijetarëve islamë (el Ixhma’u) dhe pozita e tij në rangun e burimeve argumentuese të normave islame nuk është një temë e re. Ajo, si e tillë, ka zgjuar vëmendjen e shumë prej autorëve klasikë dhe bashkëkohorë dhe ka qenë temë rreth së cilës s’është kursyer aspak ngjyra e penave të tyre,…
OA Univers SQ

Vlerësim i librit “Mbishkrime osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi”

Prof. Dr. Aleksandër Meksi
Botimi i korpusit të mbishkrimeve osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi, nga Profesor Mehmet Tutunçu (Tütüncü), përbën një kontribut për studimet shqiptare, veçanërisht për studimin dhe vlerësimin e ndërtimeve të kësaj periudhe jo të shkurtër të historisë sonë. Merita është e tij, e “Qendrës kërkimore …
OA Univers SQ

Kontributi albanologjik i Lumo Skëndos, shkëlqimi i atdhetarisë së tij

Vepror Hasani
Askush nuk di ta thotë me saktësi, se kur i lindi ideja Mit’hat Frashërit, i quajtur “Lumo Skëndo”, për themelimin e Institutit Albanologjik. Gjithçka u mësua vetëm kur ai e tha me zë të lartë. Ishte 4 marsi i vitit 1929, kur e la me testament gjithë pasurinë e vet, të tundshme dhe të patundshme, pë…