210 results

Page 10 / 18

Skedimi elektronik në Arkivin Qendror Shtetëror

Ardit Bido
Një ndër elementet më thelbësore ku përputhet teknologjia dhe arkivistika është përshkrimi elektronik i dokumenteve. Dixhitalizimi nuk është i tillë, por thjesht skanim, nëse nuk ka metadatat e nevojshme që e bëjnë të përshkrueshëm. Ndërkaq, një arkiv pa mjete informimi është i paplotë, pasi nuk kry…

Dokumentacioni arbëresh në arkivin historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme në vitet 1951 – 1986

Alketa Luari
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga qeveria komuniste para viteve ’90. Interesimi i palës shqiptare për popullsinë në fjalë do të përqendrohej jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe atë arsimor dhe kulturor. Pavarësisht luhatjeve n…

Shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë 1990-1997, sipas materialeve të Arkivit të Kosovës

Adem Ademi
Punimi që paraqesim do të përpiqet të trajtojë interesimin e misioneve diplomatike për zhvillimet politike në Kosovë gjatë periudhës së pushtimit 1990 – 1997 nga pushteti represiv serb. Tema në fjalë analizon me theks të veçantë shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë nga pushteti represiv s…

Arkivat mjedisi natyror dhe katastrofat mjedisore

Hamit Shala
Në këtë punim trajtohet paraqitja e mundshme e katastrofave natyrore të cilat mund ta godasin arkivin, po ashtu do të trajtohet edhe plani emergjent i masave të ndërmarra në raste të goditjes nga katastrofat. Më pastaj punimi trajton qëllimin e mbrojtjes dhe marrjen e masave urgjente, rekomandimet s…

Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike

Enkelejda Sejdini
Punimi që paraqesim ka në themel një tematikë që deri më sot është studiuar pak në arkivistikën shqiptare. Përpjekja e parë në fushën e mendimit arkivistik shqiptar është realizuar nga Dr. Kujtim Nuro “Aspekte të mendimit arkivor në Shqipëri 1506-1912”.Lindja e mendimit arkivor modern në gjysmën e p…

Arkivat elektronike – arkiva të kohës moderne

Pranvera Gashi
Fjala Arkiv në mendjen tonë padyshim na jep shumë mendime. Mendimi i parë sigurisht që do të ishte për një arkiv klasik, një arkiv i mbushur me dokumentacion origjinal të kohëve të ndryshme, një arkiv i mbushur me fonde dhe me koleksione të personave juridik apo fizikë, por që të gjitha këto dokumen…

Përballja e dy gjeneralëve: Pirro Mani – Serafin Fanko

Driada Dervishi
Teatri Kombëtar, me një arkiv të shfaqjeve të vënë në këtë teatër që prej vitit 1945, disponon një numër të madh dosjesh të shfaqjeve teatrale, ku janë të shënuar titulli i shfaqjes, autori, regjisori dhe viti. Në këtë arkiv, Dosja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” përmban materiale të rëndësishme pë…

Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare

Erena Haska
Gjuha terminologjike në procesin e riprezantimit arkivor është studiuar jo mjaftueshëm në arkivistikën shqiptare. Riprezantimi arkivor është një nga proceset themelore në institucionet arkivore. Ky proces përfshin dy aspekte të rëndësishme, sistemimin dhe dokumentimin e njësive arkivore, bazuar në s…

Arkivistika dhe sfidat teknologjike informatizimi i arkivave

Elsa Saka
Zhvillimi i vrullshëm i teknologjive informatike dhe dixhitale ka përfshirë që në fillimet e veta edhe botën e dokumentacionit. Kjo ka bërë që të prodhohen dhe të shpërndahen instrumente kërkimi të informatizuar, të lehtë për t’u përdorur, por të rafinuar për nga struktura dhe funksionaliteti. Ky pr…

Bashkëpunimi i agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës me arkivat në rajon pas vitit 1999

Shpresa Mekaj
Fatmirësisht në shumë vende është në rritje interesimi për bashkëpunim në mes të arkivave, bibliotekave dhe muzeve. Bashkëpunimi në mes të institucioneve të ndryshme sidomos ai në mes të arkivave është i një rëndësie të veçantë, pasi u ofron njerëzve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në trashëgimi…