160 results

Page 11 / 14

Periodizimi i fondeve dhe koleksioneve personale në arkivat e Kosovës

Fikrie Berisha · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Zhvillimi i ngjarjeve historike, politike ushtarake, shkencore krijuese, artistike gjatë një etape të caktuar kohore nxjerr personalitete të dalluara, në nivel shtetëror dhe kombëtar. Këto personalitete lënë pas vetes një trashëgimi të rëndësishme në formën e materialeve dokumentuese, të cilat me ka…

Mbrojtja e lëndës arkivore në depot e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë

Vullnet Iseini · Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, i incizuar ose i krijuar në formë tjetër. Arkivat përbëjnë pjesën themelore dhe të pazëvendësueshme të pasurisë kulturore, historike, përkatësisht thesarin kulturor të një populli, treve ose të njëvendi. Arkivat në tërë botën, po…

Arkivi shkencor i Institutit albanologjik në Prishtinë historia, fondet dhe aktivitetet

Nuridin Ahmeti · Instituti Albanologjik i Prishtinës, bashkëpunëtor shke…
Pas Luftës së Dytë Botërore nga disa intelektualë të vendit tonë, filluan përpjekjet për themelimin e një instituti që do të merrej me të kaluarën dhe me kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Një përpjekje e tillë dha rezultate në vitin 1953.Këshilli Ekzekutiv Krahinor p…

Mbrojtja e dokumenteve dixhitale

Kujtim Dili · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Tematika për të cilën kam bërë hulumtime synon të trajtojë mbrojtjen e dokumenteve dixhitale nga ndërhyrjet e ndryshme. Një çështje shumë me rëndësi metodologjike në ruajtjen e dokumenteve të dixhitalizuara është ruajtja e tyre në trajtën origjinale, pra tëpandryshuar. Çështje tjetër më rëndësi ësht…

Dixhitalizimi sipas kërkesës: rasti i AQSH të RSH

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Abstrakt: Epoka e teknologjisë së informacionit kërkon një përshtatje të re edhe të arkivave. Ajo mundëson që ruajtja dhe shërbimi i dokumenteve të kryhet më mirë dhe më shpejtë. Prandaj, orientimi ndaj TIK duhet të jetë një prioritet i padiskutueshëm i çdo arkivi. Në këtë kumtesë do të trajtohet st…

Sfidat aktuale për zhvillimin e veprimtarisë arkivore në Kosovë

Ramë Manaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Arkivistika si veprimtari shoqërore e profesionale me rëndësi të veçantë pë historinë, shkencën e kulturën si dhe për institucionet e qytetarët, vitet e fundit të paraluftës dhe ato të fillimit të pasluftës në Kosovë ka pësuar ngecje në zhvillim. Neglizhimi menaxherial deri në shkallë abuzimi në vit…

Fondi “Gjyqi i Qarkut në Prizren”, digjitalizim apo restaurim

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Digjitalizimi ka prezantuar dimensione të reja në ndërveprim mes qasjes dhe ruajtjes së materialeve të trashëgimisë kulturore në arkiva. Konceptet e qasjes dhe ruajtjes janë të lidhura ngushtë, por ndonjëherë mund të jenë në mosmarrëveshje kur gjendja ematerialeve origjinale kufizon përdorimin e tyr…

Konservimi dhe restaurimi i dokumenteve të gjykatës së qarkut të Prizrenit

Hazbije Krasniqi, Gjon Gegaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës
Në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ndër shumë fonde, ruhet edhe fondi nga Gjykata e Qarkut në Prizren. Për fondet e gjykatave afati i ruajtjes është i përhershëm, prandaj është i domosdoshëm konservimi dhe restaurimi i tyre. Këto dokumente janë të dëmtuara nga faktorët fizikë, kimikë dh…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…

Unifikimi i terminologjisë arkivore në përshkrimin arkivor

Erena Haska · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Ndonëse veprimtaria institucionale e arkivave në Shqipëri është më ekonsoliduar, një marrëveshje për termat e përshkrimit të dokumenteve arkivore, me tëgjitha sprovat që meritojnë të çmohen, ende është në luhatje dhe e pangulitur. Botimi injë fjalori të njësuar për përshkrimin e dokumenteve arkivore…