Articles Journals Publishers Subjects

191 results

Page 12 / 16
OA Univers SQ

Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit

Dr. Valmire Batatina Krasniqi
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njerëzit e tjerë që duan të mësojnë mesazhet kuranore, sigurisht që përkthimi i literaturës kuranore dhe interpretimi i tij …
OA PHOENIX SQ

Dorëshkrimi Grek nga Berati i Shqipërisë

P Batiffol
Berati është një qytet i vogël turk i vendosur në hyrje të qafemalit Apsus. Për të arritur në Berat nga porti më i afërt, Vlora, duhenpesëmbëdhjetë orë kalërim; rruga pothuajse nuk ekziston fare. Qyteti është i besimit mysliman; nga larg dallohen minaretë, të cilat zgjaten mbi shtëpitë e bardha dhe …
OA PHOENIX SQ

Nuk dijm shka duem, pse nuk duem shka dijm

Gjon Shllaku
Jemi mësue me i a lanë Turkut t'Azis tanë fajin e gjendjes së mbrapambetun të jetës së mbrapambetun të jetës s'onë morale, politike ekonomike. Kemi arrsye, por deri diku. Kallxohet per nji tregtar se kohen e pushtimit të vendit t’onë prej fuqivet austro - ungare po i hika 'i ditë në duqan nji oficie…

Fondet e gjykatave të sheriatit në arkivin e Kosovës dhe rëndësia e tyre

Sadik Mehmeti
Në Kosovë, e cila dhunshëm një herë kishte mbetur në kuadër të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (1918-1929), më pastaj të Mbretërisë Jugosllave (1929-1941), banorët e konfesionit mysliman çështjet nga domeni i statusit të tyre personal, më pastaj nga e drejta familjare, nga e drejta e trashëgimisë d…
OA Univers SQ

Roli i Kishës Ortodokse Serbe në dëm të çështjes së Kosovës (1912-1999)

Adnan Qaka
Punimi “Roli i kishës ortodokse serbe në dëm të çështjes së Kosovës nga viti 1912 e deri në vitin 1999”  paraqet një studim lidhur me institucionin shumë të fuqishëm të gjithë historisë së popullit serb. Fjala është për kishën ortodokse serbe, e cila pa dyshim mbetet një nga katër faktorët më të fuq…
OA Univers SQ

Recension për librin “Përsiatje Kuranore – koment i 31 Ajeteve të Sures “El-Kehf”

Alban Kodra
Tefsiri, ose komentimi i Kuranit të Madhërishëm është një nga disiplinat kryesore të shkencave islame. Atë e gjejmë të lëvruar në literaturën islame shqipe që në fillesat e saj, nëpërmjet veprave të dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë shqiptarë që synojnë të sjellin në gjuhën amëtare kuptimet ku…
OA Univers SQ

Epoka e artë e Islamit dhe Perëndimi

Gjergj Totozani
Përgjatë Epokës së Artë të Islamit, rruga e përhapjes së dijes dhe shkencave në drejtim të Evropës, u realizua kryesisht nga faktorët e mëposhtëm: Mbretëria Siciliane, me në krye Frederikun e Madh. Zgjerimi i ndikimit të muslimanëve deri në malet e Pirenejve, në Andaluzi. Gjithmonë e më tepër, mbre…
OA Univers SQ

Qasje në metodologjinë e të mësuarit të lëndëve fetare me lëndët shoqërore në medresetë shqiptare

Bedri Telegrafi
Efikasiteti i mësimdhënies së lëndëve humane në medresetë tona përbën premisë të fuqishme në ngritjen e nivelit kulturor të elementit mysliman. Aftësimi i tyre për të paraqitur dhe prezantuar vlerat e besimit islam, ka vlera  jo vetëm  në njohjen dhe shpjegimin e dukurive të ndryshme, por edhe që at…
OA Univers SQ

Memorizimi i Kuranit në Maqedoninë e Veriut mes edukimit formal dhe joformal

Muhamed Ali, Islam Islami
Ndonëse kombet e rajonit të Ballkanit u njohën me islamin para ardhjes së osmanëve në këto treva,  gjatë sundimit të Perandorisë Osmane ky besim i ri u shndërrua në veçori  dalluese të një pjese të shoqërive të këtij rajoni. Një nga objektivat kryesore të osmanëve, të cilët luajtën rol vital në zhvi…
OA Univers SQ

Shpërngulja e Shqiptarëve në Siri si pasojë e Luftrave Ballkanike (1912-1913)

Muhamed Mufaku
Gjatë viteve 1908-1912 shqiptarët morën pjesë aktive në ngjarjet e asaj kohe, qoftë në çetat e armatosura nëpër malet e Maqedonisë ose në protesta të tjera,  siç ndodhi  në tubimin e madh që u mbajt në Ferizaj, në korrik të vitit 1908. Të gjitha këto ndikuan në vendimin e sulltan Abulhamidit II (187…
OA Univers SQ

Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)

Xhafer Sadiku
Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dh…