557 results

Page 13 / 47

Ndikimi i moshës së edukatoreve në cilësinë e punës me fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Zehrie Plakolli
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi shqyrtuar burime teorike/literaturë…

Qëndrimi i mësimdhënësve ndaj vlerësimit të performancës

Ismet Potera, Selim Mehmeti
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve në Kosovë është pjesë e sistemit të licencimit të mësimdhënësve, i cili paraqet një risi në vendosjen e procedurave të vlerësimit të përgjegjësisë, por edhe të cilësisë së arsimit. Hulumtimi u zhvillua me mësimdhënësit që nuk …

Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës

Bekim Morina
Shkolla luan rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e normës së shkruar. Një nga mënyrat për ta vlerësuar nivelin e zbatimit të normës së shqipes së shkruar standarde në shkolla janë punët me shkrim (esetë), prandaj në fokus të hulumtimit ishin esetë e nxënësve të klasave të p…

Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suk…

Faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë

Safete Shala
Hulumtimi u realizua në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë lidhur me faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i faktorëve që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollat e Kosovës. Në hulu…

Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë

Haxhere Zylfiu
Vlerësimet për nivelin e kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim, të realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të pakta dhe hipotetike. Vlerësimet e deritanishme i referohen analfabetizmit klasik në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra paaftësisë për të s…

Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë

Sahare Reçica
Hulumtimi “Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ ka për qëllim të identifikojë nivelin e mbështetjes për përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Hulumtimi ka qa…

Sjelljet e papërshtatshme të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi i tyre nga ana e mësimdhënësve

Luljeta Shala, Ismet Potera
Sjelljet jo të mira të nxënësve në shkollë janë bërë dukuri e përditshme në medie dhe në diskursin e zakonshëm të komunikimit, aktorëve të ndryshëm: prindër, mësues dhe profesionistë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme të nxënësve në shko…

Perceptimet e mësimdhënësve ndaj procesit të vlerësimit të performancës

Ismet Potera, Selim Mehmeti
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është një proces i rëndësishëm dhe i ndjeshëm. Mësimdhënësit dhe inspektorët shfaqin perceptimet e tyre për procesin e vlerësimit nga këndvështrime të ndryshme. Këto perceptime janë objekti i këtij hulumtimi. Qëllimi i hulumtimit ë…

Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla

Bekim Morina, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordin…

Videolojërat - një vështrim i perceptimeve të nxënësve dhe prindërve

Skender Mekolli
Videolojërat janë bërë një formë argëtimi e përditshme dhe shumë e përhapur te nxënësit. Përdorimi i tyre është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sipas disa hulumtimeve, mesatarisht, nxënësit luajnë videolojëra deri në dy orë në ditë, kurse një përqindje e konsiderueshme …