2,035 results

Page 134 / 170

Shkrimi artistik dhe diskursi teorizues në romanin bashkëkohor shqiptar romani shqiptar kundër vetvetes?!

Virion Graçi
“Shkrimtari nuk i zgjedh temat; ato e zgjedhin atë” E vendosëm si epigraf thënien e romancierit nobelist Mario Vargas - Llosa për disa arsye: së pari është sintezë e përvojës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë; së dyti është e përdorur si argument teorik prej tij në një libër të mir…

Mes misionarit dhe stilistit (Nikaj, Koliqi)

Laura Smaqi
Jo pak është folur për rolin e rëndësishëm që ka luajtur krijimtaria letrare në periudha të ndryshme si në aspektin e dëshmimit të gjuhës shqipe, ashtu dhe të propagandimit të idesë kombëtare, të orientimit të shqiptarëve drejt qëndrimeve sa më përbashkuese. Mes shembujve të shumtë, të vlefshëm për …

Letërsia artistike dhe leksiku dialektor

Kolec Topalli
Në kushtet e ndarjeve gjeografike, administrative e historike të shekujve të kaluar, është e natyrshme që krijohen dialekte, nëndialekte e të folme krahinore dhe në kushtet e mungesës së një gjuhe të njësuar, edhe letërsia artistike s’mund të jetë ndryshe veçse krijimtari dialektore. Çdo shkrimtar n…

Frazeologjia në tri drama të Dritëro Agollit

Valter Memisha
Universi letrar i Dritëro Agollit ka mundësuar dhe mundëson analiza, kundrime e studime të shumta, të veçanta apo përfshirëse, paraqitëse apo të thelluara, të lidhura me çështje të përmbajtjes apo me ato të shprehjes gjuhësore. Në trajtesat e realizuara, si kudo, por edhe për këdo që i përket fushës…

Të birtë e shekullit të ri të Migjenit dhe Shekulli i zënë i Kadaresë - Një vështrim krahasues

Shaban Sinani
Evolucioni i gjatë dhe i koklavitur i vetëdijes së autorësisë, pa të cilën një histori e letërsisë shqipe nuk do të ishte e plotë, është një çështje fare pak e studiuar. Përveçse në përbërje të një punimi doktorate, mbrojtur në vitin 2015 nga Arta Sula, vështirë se mund të gjenden ndihmesa të tjera …

Tekstet e vjetra shqipe në një optikë të hulumtimeve në fushë të historisë së letërsisë së shkruar shqipe

Evalda Paci
Një traditë solide studimesh e gjurmimesh të orientuara nga historia e letërsisë së shkruar shqipe ka pasur prej kohësh në vëmendje të saj shkrimet e vjetra shqipe, të renditura ndër dëshmitë më të rëndësishme të një periudhe që përveç se përforcon interesat studimore mbi një vend mjaft interesant n…