461 results

Page 15 / 39

Qasja institucionale ndaj nxënësve me sjellje problematike në shkollë

Luljeta Shala
Sjelljet problematike të nxënësve nëpër shkolla janë lajm pothuajse i përditshëm në medie, shkolla e komunitet: prindër, mësues, profesionistë etj. Ato përbëjnë një problem në rritje dhe një nga shqetësimet më serioze në shoqëri. Qëllimi i hulumtimit është të analizojmë dhe të përshkruajmë qasjen …

Adresimi i kompetencës digjitale në fushën kurrikulare jeta dhe puna

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një përshkrim të shkurtër të përmbajtjeve kurrikulare në fushën Jeta dhe puna, praktikave të mësimdhënësve në planifikimin vjetor dhe mujor, si dhe perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve lidhur me kompetencat digjitale të nxënësve të arsimit fillor. Qëllim…

Kurrikula dhe të nxënit gjatë gjithë jetës

Shqipe Ramadani
Ky punim trajton zhvillimin e kurrikulës si rezultat i zhvillimit të filozofive kurrikulare, teorive të nxënies dhe parimeve të zhvillimit të arsimit, të gjitha këto nga prizmi i nxënies tërëjetësore. Çështjet në fjalë analizohen përbrenda domenit të tyre në aspektin e krahasimit dhe ofrimit të mund…

Roli i këshillit emergjent për sigurinë në shkollë

Gani Gajraku
Sistemi i arsimit në Kosovë,përkundër shumë reformave permes të cilave është synuar ngritja e cilësisë,krahasuar me arsimin e vendeve të zhvilluara,ai gjindet edhe para shumë sfidave,ndër të cilat është edhe ajo e sigurisë në shkolla, e cila shpesh, bëhet pengesë serioze në zhvillimin dhe ngritjen e…

Objektivizmi i mësimdhënësve në vlerësimin përfundimtar të nxënësve (klasa e nëntë) në rajonin e prishtinës

Bekim Morina
Vlerësim përfundimtar i nxënësve nga mësimdhënësit bëhet pas një pune njëvjeçare, apo një gjysmëvjetori, përmes formave dhe teknikave të ndryshme. Suksesi dëshmon angazhimin e nxënësve gjatë një periudhe të caktuar kohore, gjithmonë nëse vlerësimi i mësimdhënësve është objektiv dhe i bazuar në sta…

Kahet e lëvizjes së numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm në Kosovë

Ismet Potera
Numri i nxënësve në shkollimin e detyrueshëm në shkollat e Kosovës është duke rënë. Ankesat e dëgjuara dhe të dëshmuar në medie dhe në analizat e bëra tregojnë një kahe të rënies. Kjo më shtyri që ta bëjë një analizë të statistikave zyrtare dhe të vërtetojë nëse një trend i tillë është prezent në sh…

Vlerësimet e shkollave pilotë për procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Selim Mehmeti
Ky studim trajton aspektet e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës në Arsimin Parauniversitar në Kosovë, respektivisht vlerësimet e shkollave të përfshira në procesin e pilotimit të kurrikulës për procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është ofrimi i informac…

Mësimi i bazuar në projekte

Shqipe MUÇOLLI
Në mesin e metodave për të përmirësuar motivimin e nxënësve, Mësimdhënia e Bazuar në Projekte është përmendur shpesh për disa dekada. Kjo është një praktikë e nevojshme për përmirësimin për arsimin profesional dhe si e tillë përdoret në shumë vende të zhvilluara. Pedagogjia e bazuar e projekteve n…
OA Optime SQ

Roli i përrallave në edukimin dhe rritjen e fëmijëve; Shqyrtim literature

Lorela Garuli
Motivet ekzistenciale dhe konfliktet e trajtuara në përralla shprehin ngjarjet dhe bindjet e hershme të një populli, që pasi vishen me simbole dhe fantazi, më pas u transmetohen fëmijëve. Përralla nuk është vetëm universale; nuk është e njëjta thelb dhe e njëjta histori me fytyra të ndryshme, por pë…

Analizë krahasuese e programeve të fakultetit të edukimit me standardet e dimensionit të gjithëpërfshirjes në arsim

Selim Mehmeti
Cilësia dhe gjithëpërfshirja në arsim janë dy prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016. Kjo shërbeu si pikënisje për të bërë këtë analizë krahasuese në dimensionin e gjithëpërfshirjes, objektiv parëso…

Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia në shkollë

Zehrie Plakolli
Çështje esenciale e këtij studimi-punimi është ndikimi i letërsisë në edukimin estetik të fëmijëve e me theks të veçantë tek edukimi estetik i nxënësve, nëpërmjet letërsisë në shkollë. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç universalitetit të edukimit estetik, janë trajtuar edhe veçanti…