1,615 results

Page 18 / 135
OA Optime SQ

Ndikimi i Covid-19 në zgjerimin e gjashtë vendeve të ballkanit perëndimor

Vasilika Papa
Gjashtë vendet e Ballkanit Përndimor që aderojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian janë: Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Këto vende kanë aplikuar prej kohësh dhe janë ende në pritje për të qenë anëtarë të BE-së. Kriza e Covid-19 u shkaktua nga pë…
OA Optime SQ

Aplikime të elektronikës dhe teknologjisë së informacionit për rritjen e eficencës në ekonominë bujqësore

Fatmir Basholli, Ebrahim Elsayed
Interneti i gjërave IoT (Internet of things) është një koncept i gjerë që përdoret për të përshkruar ndërlidhjen e objekteve të ndryshme, që përdoren gjatë jetës së përditshme, IoT ka qëllim të lidhë çdo person dhe çdo objekt, duke krijuar një mjedis inteligjent përmes internetit. Avancimet teknolog…
OA Optime SQ

Korrelacioni ndërmjet qeverisjes së korporatës, menaxhimit të rrezikut dhe performancës së bankave

Artur Ribaj, Klea Sinani
Çfarë mund të ndikojë në performancën e një banke? Bazuar në analizën e literaturës e të dhënave nga hulumtimi për bankat, evidentojmë rëndësinë e respektimit të qeverisjes së korporatës, praktikave të mira të qeverisjes dhe menaxhimit efektiv të rrezikut. Këto kanë korrelacion pozitiv me performanc…
OA Optime SQ

Gjuha angleze në fokus të evoluimit të politikave arsimore në Shqipëri në kontekstin demografik të arsimit parauniversitar

Valbona Loshi
Reformat arsimore në Shqipëri, rreth vitit 2000, projektuan të mësuarit e gjuhës angleze si prioritet kombëtar dhe e drejtuan kurrikulën shkollore të gjuhëve të huaja në përputhje me nivelet e gjuhëve të dokumentuara në Kornizën e Përbashkët Evropiane e Referencës (CEFR), ndjekur nga vendimet e MASR…
OA Optime SQ

Transformimi digjital - Vlerësimi i aplikacioneve mobile banking në Shqipëri

Klodia Kola, Brikena Tolli
Rritja aplikacioneve të “mobile banking” ka revolucionarizuar peizazhin financiar, duke i ofruar komoditet dhe liri përdorimi përdoruesve shqiptarë. Në Shqipëri, të 11 bankat tregtare, u ofrojnë klientëve mundësinë për “mobile banking” dhe “online banking”.Duke qenë se në ditët e sotme telefonat int…
OA Optime SQ

Përmbajtja e kafeinës në pije jo alkolike në tregun shqiptar

Ardit Shehi, Aurel Nuro, Kleva Shpati, Ederina Haxhiaj et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza të përmbajtjes së kafeinës të disa nga pijet jo alkolike që gjenden në tregun shqiptar. Pijet jo alkolike me përmbajtje kafeine konsumohen në sasi të madhe në tregun shqiptar.
OA Art Studies SQ

Hyrje

Jonida Gashi
Ky numër i Studimeve për artin shqyrton temën e revizionizmit, kuptuar njëkohësisht si një dukuri historike, për aq sa lufta kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern” (fillimisht sovjetik por më pas edhe kinez) luajti një rol vendimtar në rrugën e ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë nga fi…
OA Art Studies SQ

Recension i librit

Ana Grgić
Shumë pak dihet jashtë kufijve për kinemanë shqiptare dhe karakteristikat e saj, për shkak të mosnjohjes së gjuhës shqipe nga studiues të huaj, botimeve të pakta në gjuhën angleze dhe qasjes së kufizuar në filma me titra anglisht, ndërkohë që shumë prej kineastëve të epokës post-komuniste që janë vl…
OA Art Studies SQ

“Një valle e lashtë që vazhdon të kërcehet”

Raino Isto
Ky artikull shqyrton debatet artistike mbi kulturën popullore dhe realizmin socialist, që u zhvilluan në Shqipërinë e socializmit shtetëror të viteve 1970. Artikulli fillon me fjalimin famëkeq të diktatorit Enver Hoxha në Plenumin e Katërt dhe eksploron ndikimin e tij mbi artet pamore dhe kulturën m…
OA Art Studies SQ

Recension i librit

Vincent Van Gerven Oei
Monografia Projekt Jon është libri i dytë i etnomuzikologut Nicholas Tochka mbi muzikën e lehtë shqiptare, pas të parit Audible States: Socialist Politics and Popular Music in Albania (Oxford University Press, 2016). Projekt Jon është botuar në serinë “33 1/3” të Bloomsbury Academic kushtuar monogra…
OA Art Studies SQ

Fasada urbane, nuanca politike

Dorina Pllumbi
Ky artikull shqyrton përdorimin e narrativave nacionaliste në arkitekturë në qytetet shqiptare, duke u përqendruar më shumë në Tiranë, si pasqyrim i ndryshimit të dinamikave të pushtetit, të ideologjisë dhe të identitetit kombëtar përgjatë regjimeve të ndryshme politike. Që nga fillimi i shekullit X…