Articles Journals Publishers Subjects

390 results

Page 2 / 33
OA Kosova SQ

Dimensioni ekonomik dhe social i tavernave në Kosovë gjatë mesjetës

Gjon Berisha
Ky studim trajton dhe analizon funksionimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të tavernave në Kosovën mesjetare (Novobërdë, Prishtinë, Prizren, etj.), duke i vendosur ato në kontekstin më të gjerë të traditës së vreshtarisë dhe kulturës së verës, e cila ka rrënjë të hershme që nga periudha dardane dhe…

ARSIMI NË SHKODËR I SUBVENCIONUAR NGA PERANDORIA AUSTRO-HUNGAREZE GJATË PERIUDHËS 1908-1912

Marsel Nilaj
Revolucioni Xhonturk i vitit 1908 solli një riorientim të politikave osmane ndaj popujve jomyslimanë në Ballkan. Në këtë kontekst, Perandoria Austro-Hungareze intensifikoi ndikimin e saj në vilajetet shqiptare, veçanërisht në qytetin e Shkodrës, përmes mbështetjes së arsimit. Vjena përkrahu si shkol…

POLITIKA E JASHTME ITALIANE DHE PROGRAMI I ISMAIL QEMALIT PËR ARSIMIN NË SHQIPËRI

Erarba Çiraku
Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, politika e jashtme e Italisë, në kuadër të interesave të saj gjeostrategjike në Ballkan, e pa Shqipërinë si aleate për të frenuar ndikimin grek dhe depërtimet sllave në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Në këtë kuadër, formimi i shtetit shqiptar …

Testimi ndërkombëtar PIRLS 2021 – një analizë e arritshmërisë së nxënësve tanë në fushën e kulturës së leximit

Murteza Osdautaj
Ky punim paraqet një analizë të përgjithshme, bazuar në indikatorët e vlerësimit, të arritshmërisë së nxënësve tanë, të klasave të katërta, në testimin ndërkombëtar PIRLS 2021, i cili kishte fokus arritshmërinë e nxënësve në kulturën e leximit (reading literacy) dhe performancën e nxënësve të klasav…

Zhvillimi institucional i arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve 1945-1990

Avni Rexha
Format e mësimit në gjuhën shqipe në Kosovë janë të hershme dhe ato ishin zhvilluar në varësi të rrethanave politike. Nën sundimin e Perandorisë Osmane, mësimi joformal në gjuhën shqipe, krahas mësimit fetar, ishte zhvilluar në mejtepe, xhami, teqe e kisha. Duke filluar nga luftërat ballkanike dhe d…
OA Univers SQ

Istvan Schutz - vijues dhe zhvillues i traditës albanologjike hungareze

Prof. Dr. Emil Lafe
Profesori hungarez István Schütz është një emër i njohur prej kohësh në fushën e studimeve albano-ballkanologjike moderne dhe është përfaqësuesi më i famshëm i albanologjisë në Hungari. Interesat e tij për gjuhën shqipe filluan që në vitin 1948, kur ai u caktua të mësonte hungarisht studentët e parë…
OA Univers SQ

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në letërsi dhe në folklor

Gjovalin Shkurtaj
Trimëritë legjendare të heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti, zgjatën për 25 vjet dhe ai mund të thuhet se ishte "një mburojë e fortë për Evropën". Për këtë arsye, veprat kushtuar atij vazhduan pandërprerë gjatë shekujve, duke e ringjallur heroin tonë sa herë që duhej një simbol i fortë për të mbështet…