Articles Journals Publishers Subjects

99 results

Page 2 / 9

Roli i aktiveve profesionale në arsimin fillor në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie

Lirije Beqiri
Ky hulumtim paraqet sistemin e funksionimit të aktiveve profesionale (departamenteve) në shkolla. Fokusi i hulumtimit është në organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e aktiveve profesionale (departamenteve) të arsimit fillor. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojmë një analizë të detajuar mbi funksion…
OA Optime SQ

Politikat arsimore dhe përmirësimi i mësimdhënies për të ardhmen në një qasje globale.

Albana Tahiri
Arsimi si fusha kyçe në edukimin dhe emancipimin e brezit të ri, ёshtё elementi themelor i kulturës dhe i shoqёrisё së një vendi. Elemente të rëndësishme për realizimin e këtij misioni janë politikat arsimore, kuadri ligjor, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të sistemit a…
OA Kosova SQ

Zyhdi Dervishi: “Vullnetarizmi shumëfunksional i shoqërisë”, Shtëpia Botuese “Albpaper”, Tiranë 2004. 292 f

Fatmira Rama
Dr. Zyhdi Dervishi është tashmë një studiues i njohur i problemeve sociale, politike e historike, jo vetëm në rrethet shkencore, por edhe në publikun e gjerë. Një numër monografish të botuara vitet e fundit e dëshmojnë këtë. Botimet e shumta e kanë pozicionuar tashmë autorin në rolin e një intelektu…

Emrat e përveçëm letrarë dhe problemet e transmetimit të tyre nga gjuha ruse

Avni Xhelili
Emrat e përveçëm (antroponimet, toponimet) janë komponent shumë i rëndësishëm i strukturës së tekstit letrar. Ata marrin pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompozimit letrar dhe ligjërimor të tekstit, përmbajnë informacion historik e kulturor për shoqërinë, së cilës i përkasin, ndihmojnë në zbërthi…

Rëndësia e metodës kreative dhe zbatimi i saj nga edukatoret e institucioneve tona parashkollore

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij studimi - punimi është rëndësia e kreativitetit, si metodë e punësme fëmijët, dhe zbatimi i saj në institucionet tona publike, të edukimit parashkollor. Në kuadër të kësaj çështjeje, punimi përmban edhe shqyrtime më të përgjithshme teorike, të këtyre aspekteve, si: Univer…

Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara intelektuale

Sahare Reçica
Punimi “Specifikat e mësimdhënies për nxënësit me aftësi të kufizuara Intelektuale’’ është realizuar përmes studimit të burimeve të ndryshme lidhur me problemin dhe hulumtimit në terren. Qëllimi i studimit ishte të identifikojë specifika të mësimdhënies së suksesshme të nxënësve me aftësi të kufizua…

Përgatitja dhe realizimi i planit edukativ për fëmijët e moshës 3-5 vjeç në institucione parashkollore publike në Kosovë

Mevlude Gashi
Procesi edukativ, që përkrah dhe mbështet zhvillimin më të mirë të fëmijës, është baza e veprimtarive të institucioneve parashkollore. Ky proces i vazhdueshëm edukativ duhet t’u kushtojë rëndësi të veçantë fëmijëve, personalitetit individual të tyre, nga momenti që fillojnë edukimin parashkollor, du…

Ndikimi i moshës së edukatoreve në cilësinë e punës me fëmijët e moshës 0-3 vjeç

Zehrie Plakolli
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi shqyrtuar burime teorike/literaturë…