Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhënat e analizës kimike me kromatografi të gaztë për vajin esencial të bimës të llojit Rosmarinus Officinalis nga zona të Tepelenës. Rosmarinus Officinalis është një bimë e familjes të Lamiacea. Ka përhapje mjaft të gjerë në vendin tonë dhe thuajse në të gjithë Mesdhe…
Qëllimi i këtij studimi është që të rekomandojë teknologjinë e betonit refraktar si një metodë alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit në vendin tonë. Nxjerrja e mineralit të kromit nga minierat shoqërohet nga viti në vit edhe me rritjen e sasisë së
pluhurave me përmbajtj…
Punonjësit e motivuar janë baza për një institucion të suksesshëm. Qëllimi i këtij studimi është që të eksplorojë faktorët motivues dhe efektivitetin e programeve të stimujve në motivimin në punë. Studimi përbëhet nga dy pjesë kryesore: pjesa teorike dhe kërkimi shkencor. Në pjesën e parë ndodhet li…
Ky studim paraqet efektivitetin antibakterial in vitro të preparatit të derivatit të acidit dihidroantracen disulfonik (patenta DE102004003030A1) në një rast të diagnostikuar me Fasciit Nekrotizant, i cili ka rezultuar rezistent ndaj shumë antibiotikëve. Fasciiti Nekrotizant njihet kudo në botë si i…
Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë sjelljen e betonit transparent duke përdorur në përbërje të tij fibra optike plastike (POF). E kemi emërtuar “rasti studimor Tirana 2018”, për faktin se ky studim eksperimental realizohet për herë të parë në vendin tonë. Eksperimentimi
laboratorik ka kon…
Bledar Murtaj, Aurel Nuro, Aurora Napuçe, Ardit Shehu et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e komponimeve organike që gjenden te mostrat e verës së kuqe në tregun shqiptar. Këto mostra janë marrë nga prodhues tradicionalë dhe industrialë. Prodhimi i verës është mjaft i hershëm në vendin tonë. Vera është një nga …
Një sistem arsimor është cilësor, dhe si cilësor e efektiv ai ka mësuesit e vet. Ky studim synon të identifikojë dhe përshkruajë problemet e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve në Shqipëri gjatë viteve, veçanërisht në legjislacion, me qëllim që të kuptojë dhe të përcaktojë politikat …
Fokusi i këtij studimi është eksplorimi i faktorëve që lidhen me ndëshkimin fizik prindëror dhe shfaqjen e agresivitetit te fëmijët në moshën shkollore. Studimi është realizuar në Tiranë dhe Durrës, me fëmijë të tetë shkollave fillore, gjithsej 830 fëmijë të grupmoshës 7 deri 11 vjeç.
Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Lavandula angustifolia nga disa zona të Shqipërisë. Lavandula angustifolia është një bimë e familjes të Lamiaceae në formën e një shkurreje të bukur me degëzime të shumta që përdoret shpesh për zbukurime, përv…
Formimi i përgjithshëm i njeriut fillon që në bankat e para të shkollës dhe vazhdon gjatë gjithë periudhës së studimeve. Evidentohet se vitet e studimit të shkollës së lartë janë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm që aktivizojnë sjelljet mashtruese. Ndër këta faktorë përmendim presionin shoqëror p…
Objektivi i këtij studimi teorik është të paraqiten teknikat projektive grafike dhe zhvillimi i kapacitetit grafik te individi. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë të shkurtër ilustruese mbi teknikat projektive grafike dhe disa aspekte të dinamikave projektive që duhen pasur parasys…