1,555 results

Page 38 / 130

Rezultatet e provimit të maturës në shkolla profesionale në raport me vlerësimin e brendshëm

Luljeta Shala
Provimi i Maturës Shtetërore është vlerësimi i jashtëm që u bëhet maturantëve në përfundim të nivelit të tretë të shkollimit, gjegjësisht përfundimit të shkollimit parauniversitar. Ky provim është i standardizuar, monitoruar dhe vlerësuar, përmes të cilit dëshmohet shkalla e aftësimit të maturantëve…
OA Optime SQ

Trendi i kolonive të bletës mjaltore në Shqipëri dhe faktorët kërcënues

Manjola Kuliçi
Pjalmuesit dhe polenizimi kanë vlera ekonomike, mjedisore dhe social-kulturore të shumëfishta të njohura në të gjithë botën. Qëllimi ynë për realizimin e këtij studimi ka qenë njohja e faktorëve kërcënues për këta pjalmues me një rëndësi të madhe, duke e ndihmuar bletarin në identifikimin e burimeve…
OA Optime SQ

Stresi si faktor parashikues i sjelljeve të çrregulluara të të ngrënit

Semiramida Manaj
Prevalenca e çrregullimeve të të ngrënit ka ardhur duke u rritur në dekadat e fundit. Rrjedhimisht, lind nevoja për realizmin e kërkimeve shkencore për shqyrtimin e faktorëve të mundshëm që mund të kontribuojnë në shfaqjen e këtyre çrregullimeve. Hulumtime të mëparshme kanë gjetur një lidhje midis …

Perspektiva të vlerësimit të problemeve emocionale dhe të sjelljes te fëmijët parashkollorë

Merita Shala, Labëri Luzha
Problemet emocionale dhe të sjelljes te fëmijët e moshës parashkollore mund të jenë të shpeshta dhe të paraqesin pengesa në zhvillimin e shëndoshë psikologjik të fëmijëve, prandaj studimi dhe pasqyrimi i tyre ka një rëndësi të posaçme në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës. Zbulimi i hershëm i shen…
OA Optime SQ

Ekspertimet si burim prove dhe efektiviteti i përdorimit të tyre në procesin penal

Fatmir Tartale
Ekspertimi si një nga provat që merren gjatë procedimit penal, përcaktohet nga organi i procedimit me anën e shtrimit, para ekspertit, të pyetjeve që duhet të zgjidhen mbi bazën e njohurive të tij të posaçme. Zgjidhja e këtyre pyetjeve realizohet nëpërmjet paraqitjes së materialit përkatës nga ana e…
OA Optime SQ

Ndërtesat e banimit me pllaka të parapërgatitura në periudhën e socializmit në Shqipëri: Rast studimor për rinovimin e tyre në aspektin funksional dhe të eficiencës energjetike

Anisa Abazaj, Kimete Tataveshi, Bruno Tataveshi
Parimet e socializmit në Shqipëri, të ngjashme me vendet e tjera të Evropës Lindore, kanë udhëhequr arkitekturën dhe ndërtimet nga viti 1945 deri në 1990, si në ndërtesa publike, ashtu edhe në ato private, rezidenciale dhe jorezidenciale. Më shumë se gjysma e njësive të sotme të banimit janë ndërtua…
OA Optime SQ

Piezosurgery në kirurgjinë orale: Prezantim rasti klinik

Erda Qorri, Alesio Bocari, Edison Shimaj, Rezart Qorri
Në këtë punim kërkojmë të thellojmë njohuritë dhe të ndajmë përvojën tonë në kirurgjinë orale me piezosurgery. Piezosuregry paraqet një revolucion premtues duke gjetur njëpërdorim të gjerë në trajtimet e indeve të forta, duke ruajtur në mënyrë tepër të përpiktë indet e buta nga dëmtimi, falë mënyrës…
OA Optime SQ

Përcaktimi i disa antibiotikëve në mostra uji me anë të HPLC/DAD

Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e antibiotikëve në mostrat e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës dhe të lumenjve të Lanës dhe Tiranës. Përcaktimi i antibiotikëve në mostrat e ujit është një analizë e rëndësishme për shkak të përdorimeve të shumta të a…
OA Optime SQ

Perceptime të psikoterapistëve rreth momenteve kritike në rritjen e tyre profesionale

Roksana Poçi
Studimi synon të eksplorojë momente kritike ose përcaktuese gjatë praktikës profesionale të psikoterapistëve me ndikim në rritjen e tyre personale dhe profesionale. Ai ka për qëllim të evidentojë ngjarje, njerëz, rrethana në jetën profesionale që kanë patur ndikim në përjetimin e tyre të vetes si pr…
OA Optime SQ

Roli i profilaksisë dhe parandalimit në depistimin e sjelljes deviante të adoleshentëve

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi
Objektivi i kësaj trajtese është të shpjegojë, të eksplorojë dhe të argumentojë ndërlidhjen dhe rëndësinë e profi laksisë dhe parandalimit si instrumente të fuqishëm të depistimit të sjelljes deviante të të rinjve. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë mbi elementët dinamikë të sjellj…
OA Optime SQ

Përfitimet shëndetësore të shafranit të Indisë

Joana Hankollari
Shafrani i Indisë është një erëz me origjinë indiane, e cila si përbërës aktiv përmban kurkuminën. Prej kohësh veçohet për efektet e saj pozitive në shëndetin e individëve që e përdorin rregullisht. Shumë studime botërore kanë patur në fokus këtë erëz, duke shpjeguar të mundshëm me të cilat ajo ve…
OA Optime SQ

Dëshmia e dëshmitarit dhe taktika e pyetjes së tij për rindërtimin e portretit të autorit të veprës penale

Fatmir Tartale
Në praktikën e punës së organeve të procedimit penal lind nevoja e identifikimit të autorit të një vepre penale, në bazë të tipareve të jashtme, i cili pas kryerjes së veprës penale i fshihet hetimeve paraprake të drejtuara nga prokurori. Identifikimi i autorit të veprës penale, si një element i pro…