Articles Journals Publishers Subjects

5,034 results

Page 4 / 420

Prirje të zhvillimit të terminologjisë shqipe pas Luftës së Dytë Botërore

Abdurrahim Maxhuni
Terminologjia shqipe pas LDB-së mori kahe të duhura shkencore. Jo vetëm se, si çështje mori vëmendje edhe më të madhe nga gjuhëtarë, por edhe u krijuan kushte më të mira për përudhjen e saj. Filluan të botoheshin revista shkencore, në të cilat zinin vend probleme të ndryshme të kësaj fushe, u themel…

Neologjizmat dhe planifikimi leksikografik në gjuhën shqipe

Adelina Çerpja
Neologjizmat janë një nga treguesit më të dukshëm të zhvillimit leksikor. Ky punim trajton rëndësinë e neologjizmave, duke u përqendruar në identifikimin, stabilizimin dhe institucionalizimin e tyre në burimet normative dhe leksikografike të shqipes. Studimi ndërthur trajtimin teorik me disa vëzhgim…

Vëzhgime në librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut - II. Shqimëzat në fund të tekstit

Bardhyl Demiraj
Ky studim është i dyti i radhës në triptikun tonë të studimeve mbi librin e restauruar të 'Mesharit' të Don Gjon Buzukut si produkt tipografik. Këtu jemi përqendruar te shqyrtimi i katër fletëve-shqimëza që përmbyllin ekzemplarin e vetëm të librit të parë të botuar në gjuhën shqipe, siç e njohim der…
OA Univers SQ

Rreth fjalorit të orientalizmave në gjuhën shqipe

Akademik Shaban DEMIRAJ
Në këtë punim, i cili synon të shqyrtojë “Fjalorin e orientalizmave në gjuhën shqipe” të Tahir N. Dizdarit, krahas kontributeve kryesore të autorit në këtë vepër të vëllimshme dhe shumë të vlerësuar, janë trajtuar gjithashtu disa aspekte që lidhen me huazimet e ndryshme gjuhësore, të quajtura zakoni…
OA Univers SQ

Idetë e humanizmit në krijimtarinë e Bejtexhinjve

Balil GJINI
Jemi mësuar që poezinë e shekujve të mëparshëm ta quajmë bejte dhe autorët e saj bejtexhinj. Kjo fjalë është shndërruar në një sintagmë me kuptim ngjyrues negativ. Vetvetiu të vjen ndër mend se përderisa thirreshin bejtexhinj, ata që për dy - tre shekuj ushtroheshin në mjeshtërinë e poezisë, duhet t…
OA Univers SQ

Veshjet e qytetit të Shkodrës sipas këngëve popullore

Prof. dr. Afërdita ONUZI
Këngët popullore të qytetit të Shkodrës janë me interes jo vetëm për studimet në fushën e etnomuzikologjisë, por edhe për etnologët dhe historianët. Përmes tyre, ne marrim informacion të pasur mbi aspekte të ndryshme të jetës urbane në Shkodër, nivelin e saj shoqëror, ekonomik dhe kulturor në periud…
OA Univers SQ

Vështrim në disa probleme të filozofisë Islame

Nexhat IBRAHIMI
Tradita filozofike në Islam fillon pas shekullit II Hixhrij/shekullit VIII të erës sonë. Ky angazhim intelektual e ka origjinën në Kuran, Hadith dhe në periudhën pas profetike, duke u reflektuar fillimisht në përkthimin e veprave që i përkisnin shkencave ekzakte, mjekësisë dhe astronomisë. Më pas kj…