2,542 results

Page 42 / 212
OA Optime SQ

Mbi mundësitë e përdorimit të chatgpd në arsimin e lartë

Fatmir Basholli, Gerti Dajci, Alketa Grepcka, Albina Basholli et al.
Teknologjitë gjeneruese të Inteligjencës Artificiale (AI), të tilla si modelet e mëdha të gjuhëve, kanë potencialin të revolucionarizojnë pjesën më të madhe të mësimdhënies dhe të mësimnxënies në arsimin e lartë publik apo privat në Shqipëri. ChatGPT është një sistem mbresëlënës, i lehtë për t’u për…
OA Optime SQ

Vlerësimi i kënaqësisë në punë të stafit akademik në albanian university si një komponent i rëndësishëm në progresin e tij.

Rozarta Nezaj, Eglantina Merkaj, Elona Zyka, Erda Qorri et al.
Ky studim ka për qëllim vlerësimin e kënaqësisë në punë të stafit akademik të Albanian University (AU) në Tiranë, Shqipëri, me synim marrjen e një feedback-u për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike në Albanian University si një komponent i rëndësishëm i progresit të tij.

Komunikimi joverbal dhe verbal gjuha e trupit

Gani Pllana, Albulena Breznica
Lindja e teorisё sё komunikimit gjuhёsor nё kuadrin e shkencave tё komunikimit i pёrket njё kohe tё vonёt tё zhvillimit tё mendimit shkencor gjuhësor, meqё ёshtё ndёrtuar pak a shumё mbi bazёn e arritjeve tё fushave tё tjera tё dijes, jo vetёm me karakter shoqёror, tё afёrta me tё, por edhe me ato m…

Vëzhgim i stereotipave dhe paragjykimeve tek një grup nxënësish të shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Albulena Breznica
Studimi ynë përfshinë një grup prej 28 nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri (qytezë në Republikën e Kosovës), ku gjysma janë Vushtrrias/vendas dhe gjysma nga fshatrat e ndryshme të Vushtrrisë, të ardhur në qytezë pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këto dy grupe u ide…

Struktura argumentore e predikatit foljor dhe kundërvënia formë veprore – formë joveprore

Leonard Dauti
Objekt i këtij artikulli është shqyrtimi i strukturës argumentore të predikatit foljor e parë në ndërvarësi me formën foljore, përkatësisht me kundërvënien formë veprore - formë joveprore të saj. Nisur nga arritjet e studimeve në lëmin e valencës së foljes, e përkatësisht të strukturës argumentore t…

Nga “fjalori i kuq” te projekti i papërfunduar për botimin e veprave të plota të profesor Androkli Kostallarit

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

Metafora në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe

Anila Kananaj
Të folurit njerëzor në një masë të madhe përbëhet nga gjuha metaforike. Studimet mbi metaforën si një mjet konjitiv për të konceptuar ngjarjet abstrakte dhe fizike përbëjnë një ndër tematikat më të nxehta në gjuhësinë bashkëkohore. Metafora si trop dhe mekanizëm që shërben për të formuar kuptime të …

Roli i korpusit shqip në punën kërkimore dhe mësimdhënëse të gjuhës shqipe në Kinë

Ke Jing
Teknologjia e kompjuterit ka krijuar mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të korpusit gjuhësor dhe gjuhësisë korpusore. Vitet e fundit korpuse të gjuhëve të ndryshme janë ndërtuar dhe janë vënë në shërbim të mirë të kërkimeve shkencore, të punëve praktike mësimdhënëse etj. Që të përmirësohet edhe cilë…
OA Pleiades EN

“The awakening of Arbëresh cultural heritage in America” Koliqi’s uncompleted educational endeavor

John Sinishta
Ernest Koliqi lived his 72 years in a spirit of discovery. He energetically pursued his ideals and tirelessly spread the knowledge of Albanian cultural heritage. Whether writing prose or poetry, he described the past with balanced view of the present looking toward the future. He is rightly consider…

Shaban Sinani, Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Përmbledhja studimore me titull Akademikë dhe vepra të tyre në albanologji, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2022 përbën një prej silozhave më përfaqësuese të kontributeve të Shaban Sinanit në disa disiplina studimore në albanologji, ndër të cilat historia e shkrimit, historia e…