Articles Journals Publishers Subjects

142 results

Page 5 / 12
OA Optime SQ

Njohuritë e farmacistëve të rrjetit të hapur mbi praktikat dhe sjelljet në lidhje me farmakovigjilencën

Aurora Napuce, Vera Ostreni
Reaksionet e padëshiruara të barnave (ADR-të) janë një shkak madhor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë të lidhur me barnat. Farmakovigjilenca është shkenca që luan një rol thelbësor në reduktimin e ADR-ve, kështu që zhvillimi i kësaj shkence është element kritik për një praktikë klinike efektive dhe …
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…
OA Univers SQ

Simbole të miteve dhe besimeve në doket e komunikimit etik-juridik në eposin e kreshnikëve

Prof. Dr. Mark Tirta
Në epikën legjendare të shqiptarëve në përgjithësi e për më tepër, si më i hershëm në elementet e tij të veçanta, në Eposin e Kreshnikëve të këtij populli, në një qartësi mjaft të dallueshme, vërejmë të jenë të pranishme me shumicë mbetëza mitesh, besimesh, ritualesh, dokesh e veprimesh etiko-morale…

Etnomuzikologia daneze Birthe Traerup dhe hulumtimet e saj në Kosovë: një letërkëmbim profesional e miqësor me Anton Çettën

Arbnora Dushi
Birthe Traerup (1930 – 2022) ishte etnomuzikologe daneze që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për studimin dhe dokumentimin e folklorit dhe muzikës tradicionale në Kosovë, në vitet ’60 -’70 të shekullit të kaluar. Gjatë viteve të kërkimit të saj, ka mbledhur dhe analizuar materiale të pasura…

Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)

Izaim Murtezani
Ngjyrat paraqesin një element tejet të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kulturës tradicionale. Ato gjithsesi se reflektojnë bindjet dhe besimet e ndryshme që njeriu i lashtë ka manifestuar kundrejt perceptimit të realitetit objektiv. Meqenëse bëhet fjalë për një vetëdije arkaike atëherë edhe kup…
OA Univers SQ

Raporti ndërmjet filozofisë dhe teologjisë në Islam konsiderata të përgjithshme

Prof. Dr. Gjergj Sinani
Për të kuptuar mendimin metafizik dhe teologjik të mendimtarëve humanistë islamikë, duhet të ndalemë në dy terma: falsafa dhe kalam. Falsafa (filozofia) ka qenë një lëvizje intelektuale në Islam, e cila solli personalitete si al-Kindi, al-Farabi, Ibn Sina (Avicena) dhe Ibn Rushd (Averroes). Falsafën…
OA Univers SQ

Si u bë shqipja gjuhë zyrtare dhe përpjekjet e para për standardizimin e gjuhës shqipe

Hasan Bello
(- Nga fillimi deri në 40 vitet e shekullit XX) Medimin se gjuha letrare kombëtare shqipe do të formohej nga shkrirja dhe përzierja e dialekteve të saj e ka mbrojtur Sami Frashëri që në vitin 1899. Lëvizjet në këtë drejtim kanë filluar gjatë Rilindjes Kombëtare nga figurat si Dervish Hima, Luigj Gur…
OA Univers SQ

Kuvendi i Sinjës (1912), karakteri kombëtar i memorandumit të tij

Prof. Dr. Hysen Kordha
Kuvendi i Sinjës, 100 vjetori i të cilit u përkujtua dhe u festua në korrik të këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, u përket atyre ngjarjeve të mëdha historike të etapës së fundit të kryengritjeve të përgjithshme të viteve 1910-1912 të cilat çuan në kurorëzimin me sukses dh…