1,174 results

Page 64 / 98

Lef Nosi si mbledhës i folklorit në arkivin e iaksa-ës

Rovena Vata · Akademia e Studimeve Albanologjike
Lef Nosi është një figurë sa e rëndësishme, aq dhe e veçantë. Janë të shumta provat të cilat dëshmojnë ndihmesën e këtij firmëtari të Pavarësisë në çështjen kombëtare. Ai lindi në lagjen Kala të qytetit të Elbasanit më 9 prill 1877. Mësimet e para i mori në vendlindje. Nisi dhe zhvilloi aktivitete p…

Tradita muzeale-arkivore në Shqipëri, ruajtja dhe evidentimi i saj: modeli i arkivit të kulturës materiale në institutin e antropologjisë kulturore

Vilma Nallbani · Qendra e Studimeve Albanologjike
E dokumentuar gjerësisht, kultura popullore kombëtare përbën një pasuri të madhe e të pazëvendësueshme. Studiuesit shqiptarë, gjurmuan, mblodhën dhe vunë në qarkullim shkencor materiale te reja të panjohura më parë. Ashtu si historia, arkeologjia dhe gjuhësia, edhe etnografia, duke u mbështetur edhe…

Nga vendruajtja në duart e studiuesit: përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve në AQSH, arritje, dështime e sfida për të ardhmen. Roli dhe përgje-gjësitë e arkivistit në evidentimin e lëndës arkivore.

Nevila Nika · Universiteti Europian i Tiranës
Ka shumë për të thënë për Arkivin, këtë institucion të pandarë të shoqërisë njerëzore tashmë prej mijëra vjetësh, por thjesht në një farë mënyre mund ta përkufizojmë atë si “Shtëpinë e Kujtesës”. E ata që kalojnë jetën e tyre brenda mureve të tij, arkivistët, janë rojtarët, mbrojtësit dhe shërbyesit…

Koleksionet muzeore në muzeun historik kombëtar dhe roli i tyre në rrëfimin e historisë

Dorian Koçi · Muzeu Historik Kombëtar
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjenden rreth 6.200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Për konceptimin dhe përmbajtjen e Muzeut Historik Kombëtar punoi një grup pune, …

E drejta e qasjes në dokumentet arkivore kusht për realizimin e të drejtave të njeriut

Fikrie Berisha · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Ashtu sikurse që është e drejta e qytetarit për informim e drejtë themelore, po ashtu edhe e drejta për të pasur qasje në dokumentet publike është një e drejtë elementare e njeriut, të cilat janë të përcaktuara edhe me Konventat Ndërkombëtare. Kjo e drejtë gjithashtu është një element që pasqyron ed…

Rëndësia e arkivave dhe dokumenteve kishtare në Kosovë nga fillimi I shek. XX deri në luftën e dytë botërore

Luigj Nrejaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Territori i Dardanisë Antike, duke qenë pjesë e një udhëkryqi gjeostrategjik, ka bërë që në të të gërshetoheshin kultura të ndryshme gjatë rrjedhave të historisë. Falë kësaj pozite gjeografike, dardanët ishin në mesin e atyre fiseve ilire që përqafuan që herët krishterimin. Si të krishterë, dardanët…

Digjitalizimi i dokumenteve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është një institucion shtetëror që identifikon, ruan dhe ofron qasje në fonde dhe koleksione arkivore. Këto fonde dhe koleksione mirëmbahen dhe ruhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, sigurojnë llogaridhënien e qeverisë dhe dokumentojnë përvojën kombë…

Biblioteka popullore dhe universitare e Kosovës nën administrimin Serb 1990-1999 dhe dëmtimi i koleksioneve bibliotekare

Izet Abdyli · Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prisht…
Përmes këtij punimi kam bërë përpjekje që të ofroj të dhëna dhe dëshmi për institucionin e parë të Bibliotekarisë në Kosovë, përkatësisht Bibliotekën Popullore dhe Universitare të Kosovës (tani Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”), pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, përkatësisht në p…

Arkivat dhe puna arkivore në Kosovë

Ramë Manaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Në kuadër të temës së sipër titulluar, me një shtjellim të padetajuar, prezantohen Arkivat e Kosovës, aspekte të veprimtarisë së tyre, të historikut, organizimit dhe zhvillimit, misionit dhe funksionit të tyre. Periudha që mbulon ky shtjellim fillon në vitin 1951, kur legalisht institucionalizohet k…

Sfidat e përpunimit të dokumentacionit në rrjetin arkivor kombëtar

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Sfida kryesore e rrjetit arkivor në cilindo vend është përmbushja e misionit bazë të tij, ruajtjes së memories kolektive kombëtare. Në këtë kuptim, sfida e përpunimit dhe dorëzimit të rregullt të dokumentacionit arkivor duhet të vlerësohet si çështja më e rëndësishme, pasi pa bazën e vetë, lëndën ar…

Fondi arkivor në fushën e mbrojtjes - trashëgimi kombëtare e vyer për mendimin politiko-ushtarak Shqiptar.

Kadri Dauti · Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura, Ministria e Mbr…
Përgjatë këtij çerek shekulli sistem demokratik në Shqipëri janë shkruar vlerësime dhe janë bërë analiza në fushën e mbrojtjes, veçanërisht për periudhën e sistemit totalitar 1945-1990. Në shumë prej tyre vërehen qëndrime të skajshme, mbivlerësime apo nënvleftësime jo thjesht të lidhur me vetë formi…