Qëllimi kryesor i këtij studimi është të dalë në pah rëndësia thelbësore që ka lënda e Letërsisë, veçanërisht në shkollimin e mesëm të lartë, për shkak të moshës më të ndjeshme të nxënësve në edukimin dhe në formimin e përgjithshëm të tyre, në formimin e
personalitetit të nxënësve dhe në të kuptua…
Studimi trajton aspekte të sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë në institucionet e AAP-së në Kosovë, me fokus vlerësimin e brendshëm të institucionit dhe integrimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga ky proces në planifikimin e zhvillimit të institucionit/shkollës. Studimi ka për qëllim ofri…
Roli udhëheqës i drejtorit të shkollës në zbatimin e politikave arsimore në shkollë është i pazëvendësueshëm, por edhe detyrim ligjor. Një ndër politikat kryesore, pas Ligjit për arsimin parauniversitar, është Korniza e Kurrikulit dhe Kurrikulat Bërthamë. Me Kornizën e Kurrikulit (rishikimi,2016), j…
Mësimi tërëditor është një iniciativë e filluar në vitet e fundit në shkollat e Republikës së Kosovës dhe e pilotuar në dhjetë shkolla, në komunat Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Me qëllim që të mësojmë më shumë për përvojat e këtyre shkollave, është realizuar ky hulumtim, qëllimi i të cilit është të…
Shkollat mund të rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies nëse hartojnë me kujdes Planin Zhvillimor dhe arrijnë të realizojnë prioritetet e parapara sipas afateve kohore të përcaktuara me plan. Për të verifikuar këtë është realizuar hulumtimi, i cili mbështetet në analizën e literaturës, përkitazi…
Me këtë studim kemi trajtuar çështjen zhvillimit të mësimdhënësve në fazën e hyrjes në profesion, gjegjësisht praktikat dhe zhvillimet në sisteme të ndryshme arsimore për fazën e hyrjes në mësimdhënie, si dhe mënyrën se si mësimdhënësit fillestarë në Kosovë e perceptojnë këtë fazë të zhvillimit në k…
Zhvillimi i kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe zbatimi i saj është një temë aktuale, me rëndësi të veçantë në hulumtimet e fundit në Kosovë. Edhe pse reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës ka filluar para tetë vjetësh, ende nuk është bërë zbërthimi i plotë i saj në…
Arsimi dual është një modalitet i AAP-së, i cili ofrohet në shkollat profesionale në shumicën e shteteve evropiane dhe është treguar mjaft i suksesshëm, në bazë të praktikave evropiane.
Meqenëse deri më tani nuk është bërë ndonjë hulumtim për këtë problematikë, mendojmë se ky hulumtim do të ndihmo…
Të shkruarit është një ndër shkathtësitë themelore të gjuhës, të cilën nxënësit e përvetësojnë gjatë arsimit fillor. Është shumë e rëndësishme (thelbësore) që të gjithë nxënësit të shkruajnë mirë dhe pa gabime. Përmes hulumtimit, mblodhëm të dhëna lidhur me shkathtësitë e nxënësve në shkrim.
Qëlli…
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…
Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e re…
Studimi trajton rolin e televizioneve me frekuencë tokësore, RTK, KTV, RTV21 dhe televizionit kabllor KLAN Kosova, në edukimin e fëmijëve të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Qëllimi i studimit është të identifikojë se deri në cilin nivel televizionet e ndihmojnë edukimin e nxënësve të a…