1,419 results

Page 79 / 119
OA Univers SQ

Bosnja e Hercegovina – njё tokё plot mistere

Sami Guzina
Ky artikull përpiqet të hedhë një vështrim panoramik mbi gjeografinë, historinë dhe kulturën e Bosnje-Hercegovinës, që nga koha e dyndjeve sllave 12 shekuj më parë e deri në ditët e sotme. Në pjesën e parë të artikullit përmenden momentet kryesore të zhvillimeve historike në ato treva, veçoritë etni…
OA Univers SQ

Shfrytëzimi i figuracionit popullor në krijimtarinë e Naim Frashërit

Dr. Rovena Vata
Naim Frashëri njihet jo vetëm si figurë qendrore e letërsisë shqipe të Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, i cili bëri një punë të madhe për themelimin e letërsisë së re shqipe dhe për gjuhën e re letrare shqipe. Në vitin 1886 Naim Frashë…
OA Univers SQ

E drejta e pronës së institucioneve fetare në jurisprudencën kushtetuese shqiptare

Ismail Varoshi, Dr. Saimir Shatku
Pronësia përbën një nga të drejtat më të vjetra, të lindura bashkë më njerëzimin, e cila konsiston në të drejtën e individit për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të përcaktuar nga ligji civil dhe juridiksioni hyjnor. E drejta e pronësisë së komuniteteve fetare paraqet një ndër …
OA Univers SQ

Islami dhe uniteti politik shqiptar pa dallim feje e krahine etnografike

Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi
Komponentët kryesorë të kombit sipas pjesës dërmuese të teoricientëve të (kombit), janë grupet e pavarura politike etnike me trashëgimi kulturore dhe me pikëpamje të përbashkëta ndaj botës, ose ekzistenca e një grupi të veçantë në një sferë të vetme. Lindje, jeta, gjaku, gjuha, tradita, besimi, zako…
OA Univers SQ

Fillimet e gazetarisë shqiptare - Gazeta “Ishkodra”

Ilirjan Agolli
Shkrimi sjell fakte të reja mbi botimet e para publicistike në Shqipëri. Falë historianëve turq, publiku ynë mëson se gazeta “İshkodra” ka dalë në dritë 11 vjet më parë nga ç’e dinë deri sot bibliografët e shtypit shqiptar. Pra, “İshkodra” doli për herë të parë më 1868 dhe ridoli më 1879. Nga kjo sh…
OA Univers SQ

Paralele hidronimesh midis Pelagonisë dhe Podgurit

Dr. Sejdi Gashi, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi
Në këtë punim kemi paraqitur disa paralele hidrononomike midis rajonit të Pelagonisë së Maqedonisë dhe Podgurit të Kosovës. Jemi përcaktuar për këtë tematikë bazuar nga fakti se këto treva shqiptare në aspektin onomastik përgjithësisht, e në atë hidronimik janë shumë të pasura, sepse duke u gjendur …
OA Univers SQ

“Çështje të gjuhës shqipe 4” - si qasje teorike bashkëkohore ndaj dukurive të shqipes

Dr. Elsa Skënderi – Rakipllari
Ky shkrim synon të përcjellë një recension të veprës “Çështje të gjuhës shqipe 4”, të autorit Shezai Rrokaj. Në shkrim paraqiten në mënyrë të përmbledhur artikujt përbërës të veprës, duke u ndalur konkretisht te rëndësia dhe vlerat e tyre. “Çështje të gjuhës shqipe 4” përfshin katërmbëdhjetë artikuj…
OA Univers SQ

Muslimanët në Europë element mirëkuptimi dhe progresi

Prof. Dr. Kopi Kyçyku
Të krishterët dhe myslimanët kanë të përbashkëta mjaft gjëra, që i pohojnë, i pranojnë dhe u shërbejnë si pikënisje për t’u mirëkuptuar. Kontakti i islamit me Europën u mishërua në dy trajta: përmes shkëmbimeve kulturore dhe me anën e grupit të myslimanëve aktivë që hodhën rrënjë deri në ditët tona …
OA Univers SQ

Manastiri, qyteti i krenarisë dhe i mjerimit

Sibella Alimovska
Manastiri, gjatë gjithë historisë kozmopolitike të epokave, padyshim thekson një konglomerat vlerash të qytetërimit i ndikuar përmes proceseve kulturore të zhvilluara përmes vijave të gjera të historisë prej të cilave shfaqen me krenari monumentet e së kaluarës në vecanti arkitektura e vjetër me she…
OA Univers SQ

Vëzhgime nga festivali mbarëkombëtar shqiptar i folklorit Rapsha 2017, Tuz, Mali i Zi (18-20 gusht)

Prof.Dr.Ramazan Bogdani
Më 18 – 20 gusht 2017 u zhvillua në Rapsha të Tuzit, Festivali Mbarëkombëtar Shqiptar i Folklorit. Autori ishte i ftuar me detyrën e antarit të jurisë. Në festival morën pjesë 22 grupe, shoqata apo ansamble folklorike fhqiptare, që përfaqësonin shtatë shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,…