1,624 results

Page 8 / 136
OA Univers SQ

Qëndrimet shqiptare dhe greke midis dy luftërave botërore

Prof. Dr. Beqir Meta
Shteti grek në periudhën midis dy luftërave ushtroi presion të fuqishëm kundrejt çdo mase që ndërmori qeveria shqiptare për të vendosur autoritetin e shtetit në zonën e minoritetit grekofon dhe integrimin e tij në shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, ai ndoqi me konsekuencë politikën e spastrimit etnik…
OA Univers SQ

Dukuri të bashkëjetesës ndërfetare

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Në këtë punim trajtohet fenomeni i diversitetit si një dukuri shumë interesante, që është pothuajse një veçori unike e bashkëjetesës ndërfetare midis shqiptarëve. Nga ky këndvështrim, janë bërë përpjekje për të shpjeguar më tej disa aspekte të kësaj teme që janë po aq interesante sa edhe komplekse. …
OA Univers SQ

Tipare të përhapjes së islamit në Shqipëri

Siri Hoxha
Historia e përhapjes së Islamit në territoret shqiptare, për shkak të veçorive të këtij procesi në krahasim me vendet e tjera të rajonit, lidhet me parahistorinë e përhapjes dhe shpërndarjes së të dy krahëve të Krishtërimit. Boshllëku i lënë nga Krishtërimi pikërisht në territoret shqiptare është nd…

Bektashizmi si model dhe metaforë e "Islamit Ballkanik"

Piro Rexhepi
Ky punim shqyrton në mënyrë kritike ndërveprimin midis Islamit dhe politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke u fokusuar në ndërtimin e një “Islami Ballkanik” të homogjenizuar. Duke përdorur një kornizë dekoloniale, studimi mbështetet në mendimin islamik dekolonial të Sirin Adlbi…

Huazimet turke në studimet e Eqrem Çabejit

Liridona Bërkolli · University of Prishtina
Ky artikull analizon rolin e Eqrem Çabejit si studiues i ndikimeve të gjuhës turke në shqip. Liridona Bërkolli shqyrton kontributet e Çabejit në studimin e turqizmave, duke theksuar rëndësinë e këtyre huazimeve për të kuptuar ndërveprimet historike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe osmanëve.
OA Optime SQ

Meningiomatoza: epidemiologjia, menaxhimi dhe prognoza. Rast klinik dhe rishikim i literaturës

Malbora Xhelili, Aida Quka, Ilirjana Zekja, Artur Xhumari
Hyrje: Meningiomatoza është termi që i referohet pranisë së të paktën dy meningeomave në lokalizime të ndryshme cerebrale te i njëjti pacient, pa shenja klinike të neurofibromatozës tip II. Incidenca paraqitet 1-10%. Qëllimi dhe objektivat: Prezantimi i një rasti klinik dhe rishikimi i literaturës…
OA Optime SQ

Rruga e legjislacionit penal shqiptar drejt Bashkimit Evropian dhe roli i sistemit të drejtësisë penale në parandalimin e kriminalitetit

Jonida Hyka
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është prezantimi i modelit të legjislacionit penal shqiptar, hartimi apo bërja - e ligjeve duke respektuar dhe zbatuar disa standarde kyçe; disa kërkesa të nevojshme që ndikojnë në përmirësimin e legjislacionit tonë penal, strategjitë e ndryshme të parandalimit, dhe…
OA Optime SQ

Ndikimi i aparatëve ortodontikë në estetikën dhe funksionimin oral

Venera Rushiti
Ky punim shqyrton historinë dhe evolucionin e ortodontikës, me një fokus të veçantë në aparatet ortodontike mobile (AOM). Qëllimi i këtij studimi është të analizojë zhvillimin e ortodontikës si dhe të vlerësojë ndikimin e avancimeve teknologjike në trajtimet ortodontike. Metodologjia përfshin një sh…
OA Optime SQ

Analiza e veprës penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave sipas legjislacionit penal shqiptar

Mirgen Prençe
Punimi analizon figurën e veprës penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave duke pasqyruar dhe mënyren se si është zbatuar në praktikën gjyqësore shqiptare kjo figurë e veprës penale. Në punim do të pasqyrohet evolucioni historik për këtë figurë të veprës penale sipas legjisla…
OA Optime SQ

Kuptimi i së drejtës civile: parimet dhe zbatimi

Erjona Bezatlliu
E drejta civile, si një shtyllë themelore e sistemeve juridike në mbarë botën, mishëron një sërë parimesh dhe praktikash që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe rregullimin e ndërveprimeve shoqërore. Në thelbin e saj, e drejta civile thekson mbrojtjen e të drejtave individuale dhe zgjidhjen e an…