Articles Journals Publishers Subjects

470 results

Page 8 / 40

Analiza e diskursit dhe rileximi i veprës letrare (rasti i romanit “Lumi i vdekur” i J. Xoxës)

Tomorr Plangarica · Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Në këtë artikull, që merr nxitje nga rileximi dhe rishqyrtimi i prozës së gjatë të Jakov Xoxës shumë kohë pas kontakteve të para të saj me lexuesin e kohës kur u botua, synohet të argumentohet që vepra e vërtetë letrare ka jetëgjatësi përtej kufijve të jetës së krijuesit të saj, jo vetëm falë vlerav…

Emrat e përveçëm letrarë dhe problemet e transmetimit të tyre nga gjuha ruse

Avni Xhelili
Emrat e përveçëm (antroponimet, toponimet) janë komponent shumë i rëndësishëm i strukturës së tekstit letrar. Ata marrin pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompozimit letrar dhe ligjërimor të tekstit, përmbajnë informacion historik e kulturor për shoqërinë, së cilës i përkasin, ndihmojnë në zbërthi…
OA Kosova SQ

Përgjegje vërejtjeve lidhur me tekstet historike të njësive "Shqiptarët" dhe "Marrëdhëniet shqiptaro-Jugosllave" në Enciklopedinë e Jugosllavisë

Ali Hadri
Kohët e fundit, pas botimit të vëllimit të parë të edicionit të dytë të Enciklopedisë së Jugosllavisë, është zhvilluar një polemikë lidhur me njësitë "Shqiptarët" dhe "Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave". Në përgjigjen tonë kemi provuar se disa kundërshtime nuk qëndrojnë përballë kritikës shkencore, …

Sadi dhe sfidat e njeriut bashkëkohor

Hussainali Ghobadi, Maryam Sharif Nasab, Maryam Sadeghi · Institute for Humanities, Culture and Social Sciences
Ndër larminë e veprave letrare që kanë ardhur në ekzistencë gjatë shekujve dhe epokave, janë të pakta që mund të mbeten në historinë e kulturës dhe letërsisë botërore. Midis tyre ka edhe udhëtim me gisht që kanë mundësinë të bëhen të pavdekshme në mendjen dhe kujtesën e njerëzve; po aq sa një vepër …

"Sherh Rahat-i al-kulub" e Pir Muhamed efendiut nga Prishtina - një vepër/dorëshkrim unikat në arkivin e Kosovës

Sadik Mehmeti · Arkivi i Kosovës-Prishtinë
Në Arkivin e Kosoves përveç një numri relativisht të madh të dokumenteve të rëndësishme në gjuhët orientale, njihet edhe fondi i dorëshkrimeve orientale. Ky fond aktualisht disponon me 99 vepra të plota të pabotuara, me gjuhë bazë arabishten, turqishten ose persishten.Një nga ato tri dorëshkrime uni…

Në vigjilje të katërdhjetvjetorit të Orientalistikës shqiptare

Feti Mehdiu · University of Prishtina
Studimet orientale në Fakultetin Filologjik të Prishtinës kanë filluar në vitin 1973/74 me themelimin e Degës së Orientalistikës. Ky vit akademik 2013/4 është 40 vjetori i veprimtarisë së këtij Departamenti. Themelues i këtij departamenti, ndër profesorët e tjerë ishte edhe PhD. Unë dhe Hasan Kalesh…

Roli i aleances panortodokse ballkanike ne divorcin e shqiptareve nga shteti Osman

Olsi Jazexhi · Tiranë
Fqinjët e shqiptarëve ishin shumë të interesuar për t'i ndarë shqiptarët nga Perandoria Osmane, veçanërisht sllavët dhe grekët për një periudhë shumë të gjatë kohore. Në mesin e shekullit të 19-të, propaganda antiosmane arriti t'i bindë shqiptarët se po shtypen nga turqit dhe se ka ardhur koha që at…
OA Kosova SQ

Konteksti historik e politik i ringritjes së sistemitë arsimit parauniversitar në Kosovë gjatë vitit 1999

Arbër Salihu
Me vendosjen e trupave ndërkombëtare të sigurisë, në qershor të vitit 1999, Kosova po fillonte një fazë të re të historisë së saj. Përpjekjet shumëvjeçare të shqiptarëve kosovarë për liri dhe pavarësi përmes formave të ndryshme, që në fund përshkallzuan edhe në luftë të hapur të UÇK-së dhe ndërhyrje…
OA Kosova SQ

Historiografia e SBA-ve lidhur me presidentin Villson dhe çështjen shqiptare në konferencën e paqes në Paris 1919-1920”

Arbër Hadri
Një ndër ngjarjet më me rëndësi në historiografinë botërore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është padyshim Konferenca e Paqes në Paris 1919-1920, e cila për nga pesha e vendimeve të saja si dhe dimensioni i reflektimit të tyre në rrjedhat e mëtejshme botërore drejt rendit të ri botëror, zë …