Articles Journals Publishers Subjects

1,268 results

Page 86 / 106

Fjalë e shprehje popullore nga fusha tematike e ngjyrave (e folmja e Dibrës, zona e Ujemujes)

Bledar Shehu
Mendojmë se ka arsye për t’u marrë me vjeljen dhe studimin e emërtimeve të ngjyrave (kromonimet)1 në gjuhën shqipe. Së pari, ato përbëjnë një grup tematik mjaft të gjerë.2 Së dyti, kemi vënë re se ka vjelje, studime e punime për grupe të tjera tematike, le të themi, për emërtimet e bimëve, të njerë…

Selman Riza për paskajoren e shqipes

Ragip Mulaku
Filologu i mirëfilltë i dijeve albanologjike, prof. Selman Riza në studimet e tij gjuhësore shquhet për analiza tezash dhe për gjykime të mprehta e koncize që vërehen sheshazi pasi t’i ketë shqyrtuar imtësisht çështjet që shtron për t’i zgjidhur. Përveç këtyre, ai shquhet edhe më shumë për metodën …

Selman Riza - Gjuhëtar kritik

Bahri Beci
Selman Riza kulmin e veprimtarisë së tij shkencore në fushën e gjuhësisë e arriti në periudhën ndërmjet viteve 1956- 1967. Ishte e vetmja periudhë “e qetë” në veprimtarinë e tij shkencore. E qetë në thonjëza, sepse pikërisht gjatë kësaj periudhe u përgatit kalvari i vuajtjeve të fundit që e ndoqën e…

Vladimir Dervishi

Emil Lafe, ferd Leka, Agron Duro
Pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë, më 25 maj 2010 ndërroi jetë në San-Diego të Kalifornisë (SHBA) Vladimir Dervishi, punonjës i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në vitet 1981-1991. V. Dervishi lindi në Tiranë më 2 gusht 1958. Kreu shkollën e mesme të gjuhëve të huaja (dega e anglishtes)…

Selman Riza për kohët e foljeve

Linditë Rugova, Bardh Rugova
Studimi i funksionit dhe i mënyrës së përdorimit të kohëve të foljeve në një gjuhë, bashkë me studimin e kategorisë së mënyrës, të aspektit dhe të diatezës në studimet e vonshme sintaksore dhe ato të gjuhësisë së tekstit janë faktor qenësor për realizimin e suksesshëm të një analize dhe të një inte…

Trajtimi i relikteve gjuhësore nga Selman Riza

Besim Bokshi
Vepra gjuhësore e Selman Rizës nuk shënon hap evolutiv të gjuhësisë shqiptare në fushë të morfosintaksës, vijim të punës së pararendësve a të bashkëkohësve të tij. Ajo shënon, përkundrazi, një kapërcim të hovshëm kualitativ të këtyre studimeve, me synim këmbëngulës të këtij shkencëtari për të ndry…