Artikulli trajton disa aspekte të lojërave dhe të argëtimeve mesjetare, të cilat ishin pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme e shoqërisë në Kosovë. Koha e trajtimit është një periudhë kur disa prej qyteteve të Kosovës të dalluara për zhvillimin e minierave, të zejtarisë dhe të tregtisë ishin të …
Ky studim paraqet një përmbledhje të perceptimeve të mësimdhënësve të arsimit fillor në Kosovë lidhur me praktikat e tyre gjatë punës me nxënësit që flasin dy e më shumë gjuhë. Qëllimi i studimit është të identifikojmë sfidat e mësimdhënësve të arsimit fillor, me të cilat ballafaqohen gjatë punës me…
Gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë u ndërtuan një numër i madh i objekteve arkitektonike të karakterit fetar, publik dhe privat. Studimi “Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë” shqyrton historikun e ndërhyrjeve si restauruese ashtu dh…
Bullizmi është një problem shumë i madh dhe shqetësues për shoqërinë, i përhapur në sistemin arsimor në të gjithë botën. Kohët e fundit, opinioni publik dhe profesionistët kanë filluar të shqetësohen për aktet e dhunshme dhe sigurinë në shkollat e Kosovës shkak i shpërfaqjes së bullizmit në shkolla.…
Qasja metodike e mësimdhënësve në zhvillimin e lexim-kuptimit ka rol përcaktues në formimin e aftësive bazë të nxënësve dhe ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e tyre në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i qasjes metodike të mësimdhënësve gjatë procesit …
Ky punim studimor shqyrton nevojat e papërmbushura të nxënësve dhe të studentëve në kontekstin e shkollimit të tyre paraprak. Punime të ndryshme kanë identifikuar se shumica e nxënësve ndiejnë se teoritë e mësuara në shkolla shpesh nuk lidhen me praktikat reale të jetës dhe tregut …
Në këtë artikull janë shqyrtuar studimet lidhur me përvojat e vendeve pas PISA-s, duke përfshirë aspektet kryesore të identifikimit të sfidave dhe mundësive në arsim, përmirësimin e politikave arsimore, si dhe ndikimin në praktikat mësimore dhe trajnimin e mësimdhënësve.
Studimet tregojnë se vendet…
Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikojë praktikat dhe nevojat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të shkollës së mesme të lartë nga programet lëndore të fushës kurrikulare Jeta dhe puna, në veçanti programet e lëndës Teknologji e Informacionit dhe komunikimit në aftësimin e tyr…
Ky studim rasti cilësor kishte për qëllim të hulumtojë përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë gjatë aplikimit të metodologjisë së mësimdhënies me bazë projektin, në realizim të kurrikulës së bazuar në kompetenca. Duke u fokusuar në strategjitë dhe metodat e përdorura për të lehtësuar procesin…
Aktivitetet ekstrakurrikulare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së lirë të planifikuar dhe të organizuar të nxënësve. Realizimi i tyre zhvillon kompetencën sociale të nxënësve, nxit kreativitetin, ndërton vlerat, forcon ndjenjën e komunitetit dhe lidhjen me shk…
Ky hulumtim paraqet sistemin e funksionimit të aktiveve profesionale (departamenteve) në shkolla. Fokusi i hulumtimit është në organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e aktiveve profesionale (departamenteve) të arsimit fillor. Qëllimi i hulumtimit është të ofrojmë një analizë të detajuar mbi funksion…
Realizimi i arsimit dual në Kosovë paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit të nxënësve në tregun e punës, përmes një kombinimi të mësimdhënies teorike dhe praktikës profesionale në vendin e punës. Ky studim ka për qëllim të eksplorojë zbatimin e modelit të arsimit dual në Kosovë, duke vënë n…