54 results
Page 1 / 5Dëshmitë epigrafike mbi përbërjen etnike të Ulpianës në Periudhën Romake
Ky studim shqyrton përbërjen etnike të Ulpianës gjatë shekujve I-IV pas Kr., duke u mbështetur në analizën e mbishkrimeve të dokumentuara në qytet dhe në zonën përreth. Qëllimi është të përcaktohet më qartë fizionomia shumetnike e kësaj qendre provinciale dhe të vlerësohen mënyrat se si proceset e r…
Vështrim mbi ekspansionet osmane në Kosovë: nga Beteja e Parë (1389) deri në të Dytën (1448)
Në kohën kur në fron erdhi sulltan Muradi i Parë (1362), Bizanti nuk ishte në gjendje tu kundërvihej zgjerimeve osmane në Rumeli (hapësira gjeografike e Ballkanit të sotëm). Në favor të vërsuljeve osmane drejtë perëndimit (Ballkanit) ishin edhe raportet e brishta politike mes Bizantit me hungarezët …
Dimensioni ekonomik dhe social i tavernave në Kosovë gjatë mesjetës
Ky studim trajton dhe analizon funksionimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të tavernave në Kosovën mesjetare (Novobërdë, Prishtinë, Prizren, etj.), duke i vendosur ato në kontekstin më të gjerë të traditës së vreshtarisë dhe kulturës së verës, e cila ka rrënjë të hershme që nga periudha dardane dhe…
Gjetje të reja të monedhave romake në Vërban të Kllokotit
Në lokalitetin arkeologjik në Vërban të Kllokotit, afër Vitisë së Kosovës vazhdimisht gjenden artefakte të periudhës romake dhe bizantine. Më herët në këtë lokalitet janë gjetur një varg reliktesh nga periudha romake, në mesin e të cilëve pa dyshim vend të veçantë zë busti prej mermeri i “Zonjes Dar…
Kalaja e Vërbocit: qendër e xehetarisë dardane për mihjen dhe përpunimin e hekurit
Kalaja e Vërbocit përfaqëson një ndër vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike të dardanëve, që dëshmon historinë e pasur dhe të diversifikuar të dardanëve të rajonit të Drenicës. Gjurmët arkeologjike sipërfaqësore, përfshirë qeramikën ngjyrë gri, strukturat ndërtimore dhe mbetjet e shumta të akti…
Prania e popullsisë albane në hapësirën gjeografike të Dardanisë- Kosovës dhe të Maqedonisë Veriperëndimore gjatë mesjetës, para pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane
Në këtë punim kemi sjellë disa të dhëna të studiuesve të huaj dhe vendas, që janë marrë me trajtimin e çështjes së popullsisë së etnisë albane, studimet e të cilëve dëshmojnë se kjo popullsi ka jetuar gjatë mesjetës në arealin e Dardanisë edhe para pushtimi të Ballkanit nga ana e Perandorisë Osmane.…
Rendesia e lumit Danub per importin e skulpturës në Dardani nga Azia e vogël
Dardania. si pjesë e territorit të gjerë ilir edhe pse bënte pjesë në trevat e brendshme të tij. kishte një pozitë të volitshme gjeografike, meqë përmes luginave të lumenjve Axius (Vardar). Drinus (Dri) dhe Margus (Moravë Jugore). me të cilën lidhej me lumin Danubius (Danub). lidhej me tri botëra të…
Veprimtari e perandorit Justiniani I në vendlindjen e tij në Dardani
Të dhënat historike tregojnë se në trojet ilire, krishterimi është apostolik d. m th. se ai është pranuar direkt, e jo përmes rrugëve tjera e as nuk ishte i imponuar nga pushtimet e ndonjë perandori. Në literaturën sakrale pikërisht këtë e dëshmon apostulli Shën Pali ku shkruan “Kështu prej Jerusale…
Kontributi i Afrim Loxhes ne demonstratat e vitit 1968
Kosova si njësi territoriale administrative e Federatës Jugosllave jo vetëm që ishte vendi më i pazhvilluar në Jugosllavi por edhe në Evropë. Kjo kishte krijuar pakënaqësi të populla'ta shqiptare e në veçanti të rinia dhe ajo studentore. Si rrjedhojë e kësaj pakënaqësie në vjeshtën e vitin 1968 shpë…
Qarkullimi monetar gjatë antikitetit në pjesën qendrore të Dardanisë
Paraqitja e monedhave si mjet pagese erdhi si rezultat i një shkalle më të lartë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore si në pikëpamje ekonomike, kulturore dhe artistike. Me paraqitjen e metaleve bëhet një kthesë e madhe në zinxhirin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, kur edhe fillon të paraqitet h…
Fortifikime të antikës së vonë dhe mesjetës së hershme në Kosovën veriperëndimore
Qendrat e para të fortifikuara u ndërtuan në periudhën e kalimit nga epoka e bronzit në epokën e hekurit. Vendbanimet kodrinore enolitike i karakterizon një varg elementesh të sforcimit të karakterit mbrojtës. Një prej tyre është edhe ledhi rrethues. Në fazat e hershme këto ledhe kanë qenë prej dheu…