8,012 rezultate
Faqja 10 / 668Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008
Pas luftës së viteve 1998-1999, Kosova u vendos nën administrimin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara nën misionin UNMIK (Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara), i cili kishte për detyrë të krijonte kushtet për stabilitet dhe zhvillim demokratik. Në këtë periudhë, KFOR-i…
Procesi i aneksimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1945: Konteksti historik politik dhe juridik
Ky studim trajton në mënyrë të gjithanshme procesin e aneksimit të Kosovës nga Serbia, i cili u konkretizua përmes Mbledhjes së Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Metohisë, të njohur si Kuvendi i Prizrenit (8–10 korrik 1945). Ky kuvend, i organizuar në një klimë të tensio…
Vështrim mbi ekspansionet osmane në Kosovë: nga Beteja e Parë (1389) deri në të Dytën (1448)
Në kohën kur në fron erdhi sulltan Muradi i Parë (1362), Bizanti nuk ishte në gjendje tu kundërvihej zgjerimeve osmane në Rumeli (hapësira gjeografike e Ballkanit të sotëm). Në favor të vërsuljeve osmane drejtë perëndimit (Ballkanit) ishin edhe raportet e brishta politike mes Bizantit me hungarezët …
Shërbimi shëndetësor në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Zona Operative e Llapit (1998-1999)
Ashtu si në zonat e tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), edhe në Zonën Operative të Llapit (ZOLL) ishte i organizuar Sektori Shëndetësor, i cili përbënte një element kyç të strukturës dhe funksionimit të brendshëm të saj. Megjithëse përballej me mungesë pajisjesh bazike, infrastrukturë të …
Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora. Duke qenë dy personalitete kyçe …
Gjetje të reja të monedhave romake në Vërban të Kllokotit
Në lokalitetin arkeologjik në Vërban të Kllokotit, afër Vitisë së Kosovës vazhdimisht gjenden artefakte të periudhës romake dhe bizantine. Më herët në këtë lokalitet janë gjetur një varg reliktesh nga periudha romake, në mesin e të cilëve pa dyshim vend të veçantë zë busti prej mermeri i “Zonjes Dar…
Marrëdhëniet kulturore Shqipëri-Poloni (1949-1951) sipas dokumenteve diplomatike shqiptare dhe polake
Ky punim trajton marrëdhëniet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë gjatë viteve 1949 - 1951, të periudhës kur misionet diplomatike u drejtuan nga Mihal Prifti dhe Bolesław Jeleń. Duke u mbështetur në dokumente arkivore, studimi synon të zbërthejë jo vetëm dimensionin protokollar dhe institucio…
Beteja e II-të e Kosovës (1448) sipas Antonio Bonfinit
Ky studim ofron një perspektivë të re mbi Betejën e Dytë të Kosovës, duke ofruar përkthimin e parë të plotë në shqip të raportit origjinal latin të Antonio Bonfinit nga Rerum Hungaricum Decades. Narrativa bashkëkohore e Bonfinit, e përfunduar në vitin 1498, është një burim i vlefshëm i asaj kohe për…