1,200 rezultate

Faqja 10 / 100
OA Univers SQ

Dukuri të bashkëjetesës ndërfetare

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Në këtë punim trajtohet fenomeni i diversitetit si një dukuri shumë interesante, që është pothuajse një veçori unike e bashkëjetesës ndërfetare midis shqiptarëve. Nga ky këndvështrim, janë bërë përpjekje për të shpjeguar më tej disa aspekte të kësaj teme që janë po aq interesante sa edhe komplekse. …

Huazimet turke në studimet e Eqrem Çabejit

Liridona Bërkolli · University of Prishtina
Ky artikull analizon rolin e Eqrem Çabejit si studiues i ndikimeve të gjuhës turke në shqip. Liridona Bërkolli shqyrton kontributet e Çabejit në studimin e turqizmave, duke theksuar rëndësinë e këtyre huazimeve për të kuptuar ndërveprimet historike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe osmanëve.

Bektashizmi si model dhe metaforë e "Islamit Ballkanik"

Piro Rexhepi
Ky punim shqyrton në mënyrë kritike ndërveprimin midis Islamit dhe politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke u fokusuar në ndërtimin e një “Islami Ballkanik” të homogjenizuar. Duke përdorur një kornizë dekoloniale, studimi mbështetet në mendimin islamik dekolonial të Sirin Adlbi…

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…
OA Optime SQ

Promovimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër krimit në vendet e Ballkanit Perëndimor

Halim Bajraktari, Valeri Qatani
Ndërtimi i sigurisë juridike dhe mundësimi i drejtësisë së vërtetë si kusht për shtetet demokratike mbetet një sfidë për vendet në tranzicion, dhe veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kriminaliteti si fenomen negativ është shkaku kryesor që dobëson nxitjen e shtetit të së drejtës, prandaj …
OA Optime SQ

Etapat e dixhitalizimit në implantologjinë moderne

Ylli Menga, Giovanni Gravina, Loreta Pojani, Klajdi Baci
Teknologjia është duke u zhvilluar në mënyrë shumë të shpejtë dhe kjo gjë ka bërë të mundur që edhe dentistria të bëhet pjesë e këtij zhvillimi. Vitet e fundit më së shumti si pasojë e përmisimit të siste-meve kompjuterike dhe pajisjeve mjekësore dentare është bërë e mundur që çdo ndërhyrje të jetë …
OA Optime SQ

Fenomeni i dhunës kibertinike dhe problematikataktuale të mbrojtjes juridiko penale ndaj saj

Ylli Pjetërnikaj, Enisa Shahini
Dhuna kibernetike duke qenë një fenomen relativisht i ri, i cili përfshin një shumëllojshmëri të gjerë krimesh, si term është ende i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi.Ajo shpesh keqkuptohet dhe nuk merret seriozisht sa duhet. Megjithatë, mund të fillojë në internet, por shpesh përfundon jashtë …
OA Optime SQ

Rruga e legjislacionit penal shqiptar drejt Bashkimit Evropian dhe roli i sistemit të drejtësisë penale në parandalimin e kriminalitetit

Jonida Hyka
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është prezantimi i modelit të legjislacionit penal shqiptar, hartimi apo bërja - e ligjeve duke respektuar dhe zbatuar disa standarde kyçe; disa kërkesa të nevojshme që ndikojnë në përmirësimin e legjislacionit tonë penal, strategjitë e ndryshme të parandalimit, dhe…
OA Optime SQ

Pasqyrë e përgjithshme e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese Shqiptare mbi objektivat sociale të sanksionuara në kushtetutë.

Enkeleda Petanaj, Fiona Qafzezi
Qëllimi i këtij neni është shqyrtimi i instancave të vendosura nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë që përfshijnë nisma kushtetuese në lidhje me përgjegjësinë e shtetit për të përmbushur objektivat sociale të përshkruara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Metodologjia e punës ë…
OA Optime SQ

Distalizimi në rastet klinike nëpërmjet aparateve me minivida

Enisa Roshanji
Distalizimi është një metodë konservative që përdoret në ortodonci për të fituar hapësirë duke lëvizur dhëmbët e pasmë distalisht. Mund të kombinohet me strategji të tjera të fitimit të hapësirës, si zgjerimi, ose mund të përdoret vetëm. Shumë metoda janë përdorur për distalizim. Këto metoda ndrysho…